Një ngjarje tragjike mësohet të ketë ndodhur mesditën e sotme në Durrës.
Sipas të dhënave paraprake, një vajzë rreth 7-vjeçare nga Podujeva, është mbytur në plazh, në zonën e plazhit “Iliria”.
Mësohet se e mitura E.H. është nxjerrë nga deti nga pushuesit dhe është dërguar menjëherë në Spitalin Rajonal Durrës, por fatkeqësisht ka ndërruar jetë./Opinion.al