Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Berat ku një 53 vjeçar është gjetur i pajetë në oborrin e shtëpisë së tij. Burime nga policia bëjnë me dije se viktima me iniciale A.Ç ka qelluar veten me armë zjarri tip automatik.
Pas marrjes së njoftimit se 53-vjeçari është gjetur i pajetë në oborrin e banesë së tij, në vendngjarje ka shkuar grupi hetimor.
Nga hetimet paraprake dyshohet se motiv i kësaj ngjarje ka qenë gjendja e rënduar psikologjike e viktimës, si pasojë e divorcit nga ish bashkëshortja.