Policia italiane ka shmangur një ngjarje. Ka ndalaur një 35-vjeçar shqiptar të vrasë gruan e fëmiëjt e mitur. Policia ka sekuestruar një çekiç dhe një thikë.
Shqiptari mësohet se ka ushtruar dhunë ndaj familjarëve të tij, ndërsa pas sherrit dhe përplasjes fizike ka shkatërruar shtëpinë. Me një thikë dhe një çekiç në dorë, ai i kërcënonte me jetë dy fëmijët e mitur dhe bashkëshorten e tij.
Policia italiane, e njoftuar nga fqinjët e familjes shqiptare, hyri në apartamentin ku dëgjoheshin zhurma nga dritarja. Ata kanë bllokuar para se të hyjnë energjinë elektrike dhe fikën gazin, për të mundur të neutralizonin shqiptarin. Kryefamiljari madje ka sulmuar edhe policët kur i ka parë përballë. Bashkëshortja dhe dy fëmijët janë marrë në mbrojtje nga policia, ndërsa 35vjecari u dërgua në burg.