Gjykata e Tiranës ka caktuar masën e sigurisë “Arrest me burg” për Jehon Breçanin, 19-vjeçari që aksidenti rëndë 23-vjeçaren në rrugën “Xhanfize Keko”.
Kujtojmë që aksidenti ka ndodhur pak ditë më parë, teksa ka lënë të plagosur të renë Xhensila Gega. Si pasojë e përplasjes së fortë, mjekët e QSUT janë detyruar t’i presin një këmbë 23-vjeçares Gega, , ndërsa ndodhet ende në spital.
Jehon Breçani është djali i ish-drejtorit të Policisë së Tiranës, Erzen Breçani.