Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

E quajti “pallatexhi”, kryebashkiaku i Kavajës i përgjigjet Ramës

2019/03/31 at 6:48 PM
në Politikë, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
E quajti “pallatexhi”, kryebashkiaku i Kavajës i përgjigjet Ramës

Isa Sakja, kryebashkiaku demokrat i Kavajës i është përgjigjur akuzave të bëra nga kryeministri Edi Rama. Rama, i shoqëruar nga Vangjush Dako teksa vizitonte shkollën profesionale me profil bujqësor në Golem, e quajti Sakjan një individ që nuk ka vizion tjetër për zhvillimin e qytetit veçse ndërtimit të pallateve.

Sipas kryebashkiakut demokrat, nuk mund të bëhën investime miliona euroshe, kur nuk investon asnjë qindarkë në një bashki vetëm për arsye politike, duke shtuar se nuk ka ironi më të madhe se përmendja e fjalës “prokurori” dhe “pallate në rërë ” në prani të Vangjush Dakos.

Reagimi i plotë:

Kryetari i Bashkisë së Kavajës Isa Sakja: E vërteta e sulmit politik të Ramës është se në 2 vjet u shkatërrua monopoli i rilindjes në ndërtim. Rama ka frikë nga protestat. Sot, Kryeministri Rama përdori një vizite inkonjito në Golem, duke hedhur fjalën tym, siç e ka në stilin e tij të konsumuar retorik, për të nxitur një sulm politik ndaj meje.

Zoti Rama,

Që ndërtimi është një valvulë shkarkuese për punësim, këtë duhet ta dish!

Nën drejtimin e demokratëve, në Bashkinë e Kavajës është shembur monopoli i ndërtimit 6-vjeçar të klanit rilindas; kjo është e vërteta. Kjo e ka shqetësuar klikën e rilindasve në qytet, e cila uzurpoi edhe rerën, edhe zhavorrin, edhe mistritë e muratoreve punëtorë në Kavajë për t’ia dhënë të gjitha vetëm një firme. Kjo nuk ndodh me! Çdo propagandë me prapavijë të theksuar politike, retorike boshe, pa asnjë argument nuk mund ta zhbëje këtë të vërtetë.

Nga shkolla e mesme e Golemit, në shoqëri të Kryetarit te Bashkisë së Durrësit, (shpresoj që zoti KM të mos e keni marrë vesh vetëm sot që Golemi është pjesë e Bashkisë Kavaje), pa asnjë kavajas me vete, deklarove se do te ndryshosh një sistem të tërë administrimi, sepse Bashkia Kavajë, që e drejtojmë prej vetëm 2 vjetësh, nuk paska ndërtuar një konvikt që kërkon një investim miliona euro.

Mbasi ndritët Durrësin sot z. Rama dhe z. Dako ju lëshuat Kavajës.

Në fakt, nuk ka ironi më të madhe se përmendja e fjalës “prokurori” dhe “pallate në rërë ” në prani të Vangjush Dakos. Sot, bashkia e Kavajës zoti Rama, mbasi mbaroi riparimet e dëmeve që bëri ” rilindja” juaj në Kavajë dhe Golem po bën tamam ato që ju nuk i bëtë dot.

Ajo që sot ne po bëjmë është një park 88 000 metra katrore e një kopsht fëmijësh në mes, aty ku njerëzit e tu e kishin shndërruar në një depozite plehrash. Po bëjmë lulishte dhe parqe në zonat administrative, ku ju nuk shkelet kurrë! Zoti Rama duhet ta dish, se në kushtet kur nuk investon asnjë qindarkë në një bashki vetëm për arsye politike, nuk mund të pretendohen investime disa miliona euro në një konvikt. Është nonsens!

Gjithsesi, te falenderoj se sot zbuluat platformën e sulmit kundër meje, atë të ‘45-ës: kundërshtar politik në litar!

E di, këtë sulm e bën se ke frikë nga protestat!

Ke frikë nga Kavaja, djemtë e vajzat, burrat e gratë e saj që janë në ballë të protestave për rrëzimin tënd.

Po të kishe me vete djem socialistë nga Kavaja, do të thoshin se unë nuk jam frikacak.Përkundrazi!

Aty, poshtë zyrës tënde, përballë parlamentit do të na kesh, derisa të kuptosh se ora jote mbaroi.

Sa për prokurorinë, ti dhe kushdo tjetër e ka derën e Bashkisë Kavajë të hapur!/Opinion.al

Etiketa: kavajeramasakjo

Ju sugjerojmë

Trump reagon pas takimit me Putin: Mund të ketë një takim mes tij e Zelenkyt
Bota

Trump bën lëmsh emrat e shteteve: Solla paqen mes Azerbajxhanit dhe Shqipërisë!

20 Gusht, 2025 10:37 pm
Serbi/Ambasadori i BE bën thirrje për hetime ndaj përdorimit të forcës policore
Rajoni

Serbi/Ambasadori i BE bën thirrje për hetime ndaj përdorimit të forcës policore

20 Gusht, 2025 10:14 pm
Situata e zjarreve, zjarrfikësit në luftë me flakët në të gjithë vendin
Aktualitet

Situata e zjarreve,Ministria e Mbrojtjes:6 vatra janë shuar, 2 të tjera ende aktive

20 Gusht, 2025 9:40 pm
Si ka ndryshuar sundimi mbi Krimenë ndër shekuj
Bota

Si ka ndryshuar sundimi mbi Krimenë ndër shekuj

20 Gusht, 2025 9:21 pm
Vlorë/ Jet ski e Policisë përplaset me një tjetër mjet lundrues
Aktualitet

Vlorë/ Jet ski e Policisë përplaset me një tjetër mjet lundrues

20 Gusht, 2025 8:32 pm
CIA: Trupat e Gardës Revolucionare Islamike të Iranit po veprojnë në Bosnjë
Bota

CIA: Trupat e Gardës Revolucionare Islamike të Iranit po veprojnë në Bosnjë

20 Gusht, 2025 8:22 pm
Zhdukja e ish-zv/drejtori të AKSHI-t, reagon zyrtarisht policia
Aktualitet

Zhdukja e ish-zv/drejtori të AKSHI-t, reagon zyrtarisht policia

20 Gusht, 2025 7:54 pm
SHBA sanksionin të tjerë gjyqtarë e prokurorë  të Gjykatës Ndërkombëtare Penale
Bota

SHBA sanksionin të tjerë gjyqtarë e prokurorë të Gjykatës Ndërkombëtare Penale

20 Gusht, 2025 7:46 pm
Zhduket ish-zv.drejtori i Përgjithshëm i AKSHI-t!Familjarët bëjnë denoncim në polici
Aktualitet

Zhduket ish-zv.drejtori i Përgjithshëm i AKSHI-t!Familjarët bëjnë denoncim në polici

20 Gusht, 2025 7:15 pm
Ngërçi në Kosovë, BE inkurajon partitë politike për konstituimin e Parlamentit
Rajoni

Ngërçi në Kosovë, BE inkurajon partitë politike për konstituimin e Parlamentit

20 Gusht, 2025 7:09 pm
Para
Napoli godet shpresën e Romës për Champions League

Napoli godet shpresën e Romës për Champions League

Pako e dyshimtë në Vlorë, policia evakuon banorët

Pako e dyshimtë në Vlorë, policia evakuon banorët

I vogli apo i madhi, cili është fëmija i preferuar i prindërve

I vogli apo i madhi, cili është fëmija i preferuar i prindërve

TE FUNDIT

Trump bën lëmsh emrat e shteteve: Solla paqen mes Azerbajxhanit dhe Shqipërisë!

Trump reagon pas takimit me Putin: Mund të ketë një takim mes tij e Zelenkyt
20 Gusht, 2025

Presidenti amerikan, Donald Trump ngatërroi emrin e njërit Azerbajixhanit dhe citoi emrin e një shteti që nuk ishte i përfshirë...

Lexo më shumë

Serbi/Ambasadori i BE bën thirrje për hetime ndaj përdorimit të forcës policore

Serbi/Ambasadori i BE bën thirrje për hetime ndaj përdorimit të forcës policore
20 Gusht, 2025

Ambasadori i ri i Bashkimit Evropian në Serbi, Andreas von Beckerath, tha të mërkurën pas një takimi me kryeministrin serb,...

Lexo më shumë

Situata e zjarreve,Ministria e Mbrojtjes:6 vatra janë shuar, 2 të tjera ende aktive

Situata e zjarreve, zjarrfikësit në luftë me flakët në të gjithë vendin
20 Gusht, 2025

Gjatë ditës së sotme, 20 gusht, janë raportuar 12 vatra zjarri. Nga to janë shuar gjashtë, dy janë aktive ndërsa...

Lexo më shumë

Si ka ndryshuar sundimi mbi Krimenë ndër shekuj

Si ka ndryshuar sundimi mbi Krimenë ndër shekuj
20 Gusht, 2025

Udhëheqësi i ndjerë i opozitës ruse, Aleksei Navalny, ka thënë dikur se gadishulli ukrainas i Krimesë, i cili është nën...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com