Detaje të tjera vijnë nga plagosja në Shkodër, ku Andrea Çoba, 28 vjeç, u gjet nga Policia i plagosur rëndë dhe me një pistoletë tip Beretta në dorë.
Kjo ngre dyshime se ai u është përgjigjur atentatorëve me zjarr, në pritën që supozohet se i ishte bërë. Gjithsesi, Policia nuk e përjashton as pistën e vetëvrasjes.
Burime për “Panoramën” nga vendngjarja thonë se Çoba ka marrë një plumb në fytyrë, që i ka përshkuar edhe veshin. Ai u gjet në gjendje të rëndë brenda mjetit të tij, tip “Golf”./ Panorama.al