Kryeministri Rama ka folur ditën e sotme gjatë një eventi në Kryeministri për studenten Bora Mema, e cila qëlloi kryeministrin me vezë muaj më parë gjatë një proteste kundër reformës së qeverisë në Arsimin e Lartë.
http://www.dailymotion.com/video/x4bqi94_rama-flet-per-vajzen-qe-e-qelloi-me-veze_news
Mema ka marrë tri ditë më parë çmimin “Aleati i Vitit”, që jepet për 10 personazhe dhe u nda nga Komuniteti LGBT në Tiranë në një event të mbajtur në kryeministri.
Eventi u mbajt në sallën COD, ku foli edhe sot kryeministri për ndihmën që ata kanë dhënë në mbështetje të nismave të LGBT.
Rama nuk i kurseu ironitë për vajzën, kur tha se çmimin nuk ia kishte dhënë qeveria, pasi ajo nuk është hipokrite, të nderojë ata që nuk e duan./Panorama