Me lot në sy e ka pritur zëvendëses presidenti amerikan, Joe Biden, nderimin që i është bërë nga shefi i tij. Presidenti amerikan në largim, Barack Obama, në një ceremoni në Shtëpinë e Bardhë ka nderuar me “Medaljen presidenciale të Lirisë” Joe Biden.
“Për besimin tuaj ndaj bashkatdhetarëve të tu amerikanë, për dashurinë tuaj ndaj vendit dhe për shërbesën tuaj të nevojshme përgjatë brezave, dua t’i kërkoj ndihmësit tim ushtarak të më bashkohet me mua në poltron”, deklaroi Obama gjatë ceremonisë.
“Ju ishit vendimi im i parë që mora dhe ishte më i miri. Sigurisht që nëse nuk e admironi Joe Bidenin si person, atëherë keni vërtet probleme”./tvklan.al