Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

E plotë/ Rama nxjerr porositë për zgjedhjet, reagon Lulzim Basha

2019/05/20 at 8:15 PM
në Kryesore, Politikë, Te Fundit
Kohë leximi: 5 min
A A
E plotë/ Rama nxjerr porositë për zgjedhjet, reagon Lulzim Basha

Kryeministri Edi Rama ka konfirmuar edhe një herë datën e zgjedhjeve vendore, në mbledhjen e grupit parlamentar të Partisë Socialiste, të zhvilluar në ambientet e Kryesisë së Kuvendit.


Megjithatë kryeministri Edi Rama iu ka dërguar dhe një urdhër strukturave të PS-së. Dy janë pikat kryesore të dokumentit. E para kërkohet të realizohet pjesëmarrje sa më e lartë në votime dhe e dyta që të dokumentohen kërcënimet dhe presionet e opozitës për njerëzit për t’i penguar që votojnë.

Lulzim Basha dhe Edi Rama nuk kanë treguar asnjë shenjë tërheqjeje lidhur me datën e dekretuar për zgjedhjet vendore. Opozita mban të shtunën një tjetër protestë kombëtare, e treta brenda muajt maj. Nga Shkodra, kreu i PD-së kishte një mesazh për kryeminsitrin.

Zoti Basha, më 31 Maj Rama nis zyrtarisht fuahatën. Si edhe sot ripërsëriti që do të ketë zgjedhje. A jeni të vendosur t’i pengoni?

Lulzim Basha: Për të ndaluar një tirani të krimit, bëhet çdo sakrificë me çdo çmim. Unë, PD, opozita dhe gjithë shqiptarët e bashkuar do të jemi më të vendosur se kurrë për të ndaluar një tjetër tirani, një tjetër monizëm, por, kësaj rradhe të veshur me krim, me korrupsion dhe oligarki babëzitëse, që e ka shkatërruar vendin dhe ka mbyllur dyert e Europës. Kjo është një betejë për jetë a vdekje dhe fundi i kësaj beteje është tashnë i përcaktuar. Do të jetë fundi i atyre që duan të rikthejnë tiraninë dhe fitorja e gjithë shqiptarëve të bashkuar.

Porositë për strukturat e PS

Në kushtet specifike të fushatës për zgjedhjet e organeve të pushtetit vendor të 30 Qershorit, kur opozita jashtëparlamentare PD-LSI nuk merr pjesë në zgjedhje, për strukturat e Partisë Socialiste dalin disa detyra për t’iu përgjigjur këtyre kushteve të zgjedhjeve.

Së pari, të synohet dhe realizohet pjesëmarrje sa më e lartë në votime. Pjesëmarrja në votime jo vetëm të ruajë shifrat e rezultateve për PS dhe të partive të Koalicionit “Aleanca për Shqipërinë Europiane” në zgjedhjet parlamentare të vitit 2017, por të përcaktohen detyra për rritjen e pjesëmarrjes( jo më pak se 2.5 përqind qëështë rritja e numrit të zgjedhësve krahasuar me dy vjet më parë ), përmes tërheqjes në votime nga të gjitha shtresat, kategoritë, komunitetet që ndikojnë në këtë rritje.

• Anëtarësia e partisë dhe mbështetësit e saj kanë detyra në përbërje të strukturës ku janë por edhe individuale për plotësimin e këtij objektivi duke e vlerësuar si një ndër detyrat kryesore të këtyre zgjedhjeve.

• Puna me listat e votuesve për të evidentuar zgjedhësit që banojnë në territorin e QV, ata që kanë migruar në qytete të tjerë të vendit e deri ata që janë në emigracion dhe i kanë mundësitë për tëardhur e votuar më 30 Qershor.

• Pjesëmarrja në votime e votuesve për herë të parë, si detyrë e brezit që do të jetë pjesë efektive e Shqipërisë së strukturave të BE.

• Sistemi i patronazhit të funksionojë në zbatim të këtij objektivi. Çdo anëtar apo mbështetës i partisë që caktohet me një numër zgjedhësish, të vlerësojë maksimalisht pjesëmarrjen e tyre në votime e të raportojë për këtë.

• Të bashkëpunohet me partitë e tjera të Koalicionit Aleanca për Shqipërinë Europiane – ASE për të rritur numrin e votuesve duke tërhequr zgjedhës nga komunitete, zona, fise, lagje etj ku ato dhe kandidatët e vendosur prej tyre kanë ndikim në rritjen e numrit të votuesve.

• Të jetë në eficiencë të plotë puna e koordinatorëve elektoralë të të gjitha niveleve të ngarkuar për këtë fushatë në bazë të detyrave të përcaktuara në Vendimin e Asamblesë Kombëtare të PS, të cilët të jenë dorë e zgjatur e strukturave të partisë për rritjen e numrit të zgjedhësve që votojnë.

• Të evidentohen rastet e veprimtarisë së opozitës joparlamentare për pengimin e zgjedhësve për të marrë pjesë në votime, për presione e kërcënime, të cilat të bëhen objekt i një pune të organizuar të strukturave tona përmes kontakteve me ta por edhe medias në mbrojtje të të drejtave të tyre kushtetuese.

Këto e detyra e të tjera që dalin në bazë të kushteve konkrete të secilës bashki, kërkohet që të vletësohen maksimalisht, veçanërisht në ato bashki ku kandidatët e PS për kryetar bashkie nuk kanë kandidatë të tjerë rivalë.

Së dyti, të përcaktohen dy-tre prioritete kryesore për çdo bashki nga ato që kanë dalë gjatë llogaridhënies së tyre në publik, sidomos atje ku drejtojnë përfaqësues të PS, dhe të merren masat për plotësimin e tyre. Secila strukturë partie dhe drejtuesit tanë në bashki ta shohin këtë detyrë si një përgjigje të kërkesave të komunitetit për zgjidhje të problemeve jetësore të tyre.Prioritetet që do të përcaktohen në çdo bashki të dërgohen në zyrën e Organizimit të Partisë brënda datës 25 maj 2019.

Së treti, të merren masat për caktimin e anëtarëve të komisioneve të Qendrave të Votimit. Zbatimi i kësaj detyre të Kodit të Zgjedhjeve kërkohet të bëhet me cilësitë e kërkuara për komisionerët dhe në kohën e duhur. Sipas afateve të përcaktuara nga organet e Partisë, projekt-listat e komisionerëve duhet të dërgohen në Sektorin e Koordinimit Elektoral të Partisë Socialiste në Tiranë deri mëdatën 20 maj 2019, ndërsa depozitimi i tyre pranë KZAZ-ve duhet të bëhet deri më 30 maj 2019.

Në caktimin e tyre të meren në konsideratë kushtet specifike të këtyre zgjedhjeve: prej tyre kërkohet korrektësi në zbatimin e kërkesave të Kodit të Zgjedhjeve, prandaj ata duhet të njohin detyrat që ai u përcakton dhe t’i zbatojnë ato në mënyrë korrekte. Ata janë përfaqësuesit e strukturave bazë të procesit zgjedhor dhe duhet të kenë vendosmërinë e duhur të ndikojnë në mënyre maksimale në mbarëvajtjen e procesit zgjedhor qëështë kërkesë kryesore, në zbatimin e kërkesave të Kodit për dokumentacionin zgjedhor, në komunikimin me zgjedhësit etj.

Së katërti, të zbatohen të gjithë kërkesat e Kodit të Zgjedhjeve dhe vendimet që janë marrë nga KQZ për shpenzimet e fushatës.Nga ana e financierëve të ngarkuar me këtë detyrë në bazë bashkie e në qendër të njihen mirë kërkesat për shpenzimet e fushatës dhe të ketë korrektësi maksimale në zbatimin e tyre. Çdo shpenzim i kryer për fushatën zgjedhore të jetë i evidentuar sipas kërkesave, pagesat për zyrat elektorale, për organizimin e veprimtarive elektorale etj. të bëhen përmes institucioneve bankare, me synimin që çdo veprimtari të jetë e dokumentuar dhe të ketë transparencë në shpenzime.

Në përcaktimin dhe zhvillimin e veprimtarive elektorale të kihet parasysh që strukturat e partisë të marrin në konsideratë vlerën financiare të tyre, duke synuar veprimtari me efektivitet të lartë, por me një kosto financiare të arsyeshme.Po kështu edhe për shpenzimet për anën figurative e mediatike të fushatës, numrin e zyrave elektorale, etj./ Opinion.al



Ju sugjerojmë

Kush është noterja nga Tirana që iu sekuestruan pasuritë me vlerë 3 mln euro
Kronikë

Kush është noterja nga Tirana që iu sekuestruan pasuritë me vlerë 3 mln euro

29 Shtator, 2025 12:20 pm
Vlorë, i riu futet në mbledhjen e Këshillit Bashkiak dhe ofendon anëtarët
Aktualitet

Vlorë, i riu futet në mbledhjen e Këshillit Bashkiak dhe ofendon anëtarët

29 Shtator, 2025 12:18 pm
Balla ironi me opozitën: Dhunuat seancën e kaluar, pas një jave doni të jepni mendim
Kryesore

Balla: Institucionet e pavarura, raportime periodike në Kuvend

29 Shtator, 2025 11:45 am
PD nuk tërhiqet nga shkarkimi i Peleshit dhe përsëritja e seancës për programin
Kryesore

PD nuk tërhiqet nga shkarkimi i Peleshit dhe përsëritja e seancës për programin

29 Shtator, 2025 11:16 am
Shpërthim me eksploziv në një servis në Fushë-Krujë
Kronikë

Shpërthim me eksploziv në një servis në Fushë-Krujë

29 Shtator, 2025 10:04 am
“Pse ma le “seen”? Veliaj reagon sërish nga burgu: Rrjetet e mia sociale u trajtuan si skenë krimi
Aktualitet

Veliaj kundërshton vendimin e shkarkimit në Gjykatën Kushtetuese

29 Shtator, 2025 8:58 am
Biseda Trump-Putin, Ukraina konsideron një takim të nivelit të lartë
Bota

Zelensky: Rusia po përdor anije cisterna për të lëshuar dhe operuar dronë në Evropë

29 Shtator, 2025 8:28 am
Parashikimi i motit/ Si do variojnë temperaturat përgjatë ditës
Kryesore

Parashikimi i motit/ Si do variojnë temperaturat përgjatë ditës

29 Shtator, 2025 8:26 am
Horoskopi, 22 nëntor 2023
Kryesore

Horoskopi, çfarë parashikojnë yjet për ju

29 Shtator, 2025 8:22 am
Masakra në SHBA, Trump: Sulmi i radhës ndaj të krishterëve
Bota

Masakra në SHBA, Trump: Sulmi i radhës ndaj të krishterëve

28 Shtator, 2025 10:06 pm
Para
Një tur muzikor në nder të Whitney Houston

Një tur muzikor në nder të Whitney Houston

Eduard Ndocaj: Jap 50 mijë euro nëse kapni Pjerin Ndreun duke blerë vota

Eduard Ndocaj: Jap 50 mijë euro nëse kapni Pjerin Ndreun duke blerë vota

Të mërkurën rikthehen protestat e studentëve

Të mërkurën rikthehen protestat e studentëve
















TE FUNDIT

Kush është noterja nga Tirana që iu sekuestruan pasuritë me vlerë 3 mln euro

Kush është noterja nga Tirana që iu sekuestruan pasuritë me vlerë 3 mln euro
29 Shtator, 2025

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Tiranë sekuestron pasuritë e paluajtshme në pronësi të shtetases...

Lexo më shumë

Vlorë, i riu futet në mbledhjen e Këshillit Bashkiak dhe ofendon anëtarët

Vlorë, i riu futet në mbledhjen e Këshillit Bashkiak dhe ofendon anëtarët
29 Shtator, 2025

Përgjatë zhvillimit të mbledhjes jashtë radhe në këshillin bashkiak të Vlorës janë futur në brendësi të saj dy të rinj....

Lexo më shumë

Balla: Institucionet e pavarura, raportime periodike në Kuvend

Balla ironi me opozitën: Dhunuat seancën e kaluar, pas një jave doni të jepni mendim
29 Shtator, 2025

Në Konferencën e Kryetarëve, opozita ka kërkuar thirrjen e Këshillit të Legjislacionit për shqyrtimin e kërkesës së opozitës, lidhur me...

Lexo më shumë

PD nuk tërhiqet nga shkarkimi i Peleshit dhe përsëritja e seancës për programin

PD nuk tërhiqet nga shkarkimi i Peleshit dhe përsëritja e seancës për programin
29 Shtator, 2025

Sërish debate në mbledhjen e Konferencës së Kryetarëve, ku kreu i grupit të PD, Bardhi ka kërkuar thirrjen e Këshillit...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com