Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

E Plotë/ Ja çfarë ndodhi sonte në emisionin Opinion

2016/11/14 at 11:49 PM
në -U tha në Opinion, Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 4 min
A A
E Plotë/ Ja çfarë ndodhi sonte në emisionin Opinion

Emisioni Opinion në TV Klan ka si temë të mbrëmjes humbjen e thellë të kombëtares së Shqipërisë me ekipin e Izraelit në “Elbasan Arena”.


Alban Bushi pjesë e rëndësishme e stafit teknik të ekipit Kombëtar, u shpreh në “Opinion” se ishte shumë e vështirë që pas minutës së 17-të Shqipëria të fitonte ndeshjen me Izraelin. Ndërkohë që pas minutës së 55 sipas Bushit nuk kishte më lojë. Dhe për këtë Bushi ka fajësuar arbitrin e ndeshjes.

“Ndeshja nuk i ngjan ndeshjes. Para minutës se 17-të Izraeli nuk ishte një ekip që mund ta rrihte Shqipërinë. Ne e kemi parë edhe në video. Pas minutës së 17-të ndeshja edhe mund tu humbiste. Unë mendoj që edhe me 10 lojtarë Shqipëria bëri shumë volum loje. Por është e vështirë të komandosh një ekip si Izraleli me 10 lojtarë.Pas minutës së 55-të nuk kishte më lojë. Arbitri nuk kishte nivelin e duhur. Kartoni i Kuq jepet kur lojtari i fundit ndërhyn për të dëmtuar lojtarin dhe jo në rastin e Gjimshitit”, tha ai.

Për gazetaren e “SuperSport”, Vilma Masha humbja e kombëtares nuk mund të pritej nga tifozët, pasi vetë futbollistët e Shqipërisë, në konferencat e shtypit janë deklaruar se nuk kënaqen me vendin e tretë.

Sipas saj, ata kanë kërkuar vazhdimisht një fitore me Izraelin në “Elbasan Arena”.

Masha theksoi se atmosfera rreth kombëtares ishte shumë entuziaste dhe pritej gjithmonë një fitore.

Ndërsa theksoj, se edhe barazimi ishte i pranueshëm nga tifozët skeptik,  por askush në “Elbasan Arena” dhe asnjë nga miqtë e saj nuk dëgjonte se Shqipëria edhe mund të humbasë.

“Izraeli nuk është një ekip aq modest edhe pse nga atmosfera që kishte shpërthyer këtu, ata u paraqiten si një ekip modest, realisht ata nuk janë një ekip i tillë”, tha Masha.

Sipas saj, ata treguan që ne na sulmuan në disa raste që në pjesën e parë.

Gazetarja e “SuperSport” u shpreh se realisht nuk e priste një humbje të tillë.

Artan Shyti, analist sportiv, thotë në Opinion se arbitri Aytekin që gjykoi ndeshjen Shqipëri-Izrael nuk veproi mirë në rastin e kartonit të Kuq. Madje Shyti thotë se nëse do të ishte një lojtar i një ekipi të madh në vend të Gjimshitit, nuk do ishte ngarkuar me karton të Kuq.

“Unë mendoj që kartoni i Kuq nuk duhej dhënë. Po të ishte Pikeja, Kielini apo një tjetër lojtar i madh, arbitri nuk do ta jepte karton të Kuq”

Gazetarja Anila Basha ka theksuar në Opinion se performanca e futbollistëve tanë nuk ishte në nivelin e duhur. Ajo tha se nuk është në dijeni se në çfarë skuadrash luajnë pjesa më e madhe e futbolistëve tanë dhe sa të angazhuar janë ata në ekipet e tyre respektive, por ndeshja në “Elbasan Arena” nuk ishte në nivelin e mirë të tyre.

Ajo bëri me dije se një ndeshje e tillë nuk ishte për të fituar.

Shefi i klubit të Partizanit, Shkëlqim Muça tha në emisionin Opinion se ekipi ynë kombëtar për 17 minuta bëri një lojë shumë të tërhequr, ndërsa i krijoi mundësinë ekipit kundërshtar të sulmojë vazhdimisht ndaj nesh.

Muça bëri me dije se skuadra e Izraelit, duke përfituar nga kjo gjendje e skuadrës tonë, bëri një qarkullim më të shpeshtë të topit dhe mbi të gjitha rrezikoi pothuajse 2-3 herë.

Sipas tij, ata kanë penetruar tre herë nga ana e Hysajt, pasi ai është jashtë forme, si dhe Mavraj e Gjymshiti janë në të tillë gjendje.

Ai theksoi se një futbollist që luan në Gjermani, në skuadra të mëdha, nuk mund t’i depërtojë një top i ardhur nga 70 m.

Ish-trajneri i kombëtares, Astrit Hafizi në lidhje me ndeshjen Shqipëri-Izrael në “Elbasan Arena”, tema e mbrëmjes në emisionin Opinion, theksoi se dhënia e kartonit të Kuq, ishte një gabim i arbitrit të ndeshjes.

Hafizi tha se një rast të tillë e kemi pasur para 20 viteve, në ndeshjen me Gjermaninë, ndoshta edhe rregullorja ka ndryshuar, por ne kemi marrë një penallti me Rrakllin.

Ai tregoi se portieri gjerman e kapi për bluze dhe e hodhi në tokë dhe i dha penalltinë, por jo karton të Kuq. Sipas tij, tani rregullorja edhe mund të ketë ndryshuar.

Ndër të tjera, Hafizi theksoi se humbja në “Elbasan Arena” vjen si rrjedhojë e disa momenteve jo të mira që skuadra jonë shpeshherë edhe pas disa fitoreve që kemi pasur si me Maqedoninë apo me Lihtenshtejnin kanë paraqitur një pakënaqësi kryesisht në zhvillimin e lojës sulmuese.

Ai bëri me dije se duke u marrë në disa raste me rezultatin është harruar mënyra se si ne luajmë në fushë përballë kundërshtarit.

Ish-trjanieri i kombëtares tha se ne lojën sulmuese nuk e njohim fare. Sipas tij, mënyra e ardhjes së De Biasit këtu, ku ne presim një vit apo dy dhe, asgjë nuk ndryshon në lojën sulmuese, pavarësisht rezultatit, them se ka gabuar.

Në lidhje me panikun e krijuar nga masat e marra për ruajtjen e sigurisë së skuadrës së Izraelit, për teknikun Alban Bushi, ka ndikuar në gjendjen e lojëtarëve tanë. Sipas tij, disa prej tyre, nuk morën gratë dhe familjen në stadium nga frika e ndonjë shpërthimi.

Video:

 



Ju sugjerojmë

“Kreditë për shtëpi, kufizimet imunizojnë tregun”
Aktualitet

“Kreditë për shtëpi, kufizimet imunizojnë tregun”

25 Maj, 2025 10:48 pm
50 mijë vizitorë në Kalanë e Gjirokastrës
Aktualitet

50 mijë vizitorë në Kalanë e Gjirokastrës

25 Maj, 2025 10:24 pm
Tiranë/ Plagoset me armë zjarri 48-vjeçari
Aktualitet

Tiranë/ Plagoset me armë zjarri 48-vjeçari

25 Maj, 2025 10:06 pm
“Operacioni Ukraina”:Kirurgët e Forcave të Armatosura të Ukrainës trajnohen në SHBA
Bota

“Operacioni Ukraina”:Kirurgët e Forcave të Armatosura të Ukrainës trajnohen në SHBA

25 Maj, 2025 9:58 pm
Një tjetër velierë mbetet në det të hapur, policia e Vlorës i shkon në ndihmë
Aktualitet

Një tjetër velierë mbetet në det të hapur, policia e Vlorës i shkon në ndihmë

25 Maj, 2025 9:42 pm
Bossi shqiptar i drogës për Daily Mail:Policia britanike nuk do të na mposhtë kurrë!
Aktualitet

Bossi shqiptar i drogës për Daily Mail:Policia britanike nuk do të na mposhtë kurrë!

25 Maj, 2025 9:25 pm
Aksidenti në Gjermani/Po ktheheshin nga një festë familjare, por minibusi…
Aktualitet

Aksidenti në Gjermani/Po ktheheshin nga një festë familjare, por minibusi…

25 Maj, 2025 9:03 pm
Anija pëson defekt në det të hapur, shpëtohen dy shtetas të huaj në Gjirin e Gramës
Aktualitet

Anija pëson defekt në det të hapur, shpëtohen dy shtetas të huaj në Gjirin e Gramës

25 Maj, 2025 8:38 pm
Sylvinho prezanton nesër listën e Kombëtares për ndeshjet kualifikuese të Botërorit
Kryesore

Sylvinho prezanton nesër listën e Kombëtares për ndeshjet kualifikuese të Botërorit

25 Maj, 2025 8:14 pm
Aksident i rëndë në Gjermani, humbin jetën tre shtetas shqiptarë
Aktualitet

Aksident i rëndë në Gjermani, humbin jetën tre shtetas shqiptarë

25 Maj, 2025 7:55 pm
Para
Kalkulimet, ja sa do rritet realisht paga e mësuesve

Konkursi për mësuesit, aplikimi mbyllet për pak ditë

Rikthehet pas 15 vitesh komisar Koseni, fitoi gjyqin me Policinë e Shtetit

Rikthehet pas 15 vitesh komisar Koseni, fitoi gjyqin me Policinë e Shtetit

Horoskopi, 12 Shtator 2016

Horoskopi 15 nëntor 2016
















TE FUNDIT

“Kreditë për shtëpi, kufizimet imunizojnë tregun”

“Kreditë për shtëpi, kufizimet imunizojnë tregun”
25 Maj, 2025

Vendosja e kufizimeve nga Banka e Shqipërisë për kreditë për blerjen e shtëpive, sipas ekspertit të ekonomisë Selami Xhepa do...

Lexo më shumë

50 mijë vizitorë në Kalanë e Gjirokastrës

50 mijë vizitorë në Kalanë e Gjirokastrës
25 Maj, 2025

Nuk është periudha e pikut të sezonit turistik, por Gjirokastra zgjidhet nga vizitorë të shumtë edhe në këto ditë të...

Lexo më shumë

Tiranë/ Plagoset me armë zjarri 48-vjeçari

Tiranë/ Plagoset me armë zjarri 48-vjeçari
25 Maj, 2025

Një 48-vjeçar ka mbetur i plagosur me armë zjarri mbrëmjen e sotme në zonën e Freskut, në Tiranë. Sipas njoftimit...

Lexo më shumë

“Operacioni Ukraina”:Kirurgët e Forcave të Armatosura të Ukrainës trajnohen në SHBA

“Operacioni Ukraina”:Kirurgët e Forcave të Armatosura të Ukrainës trajnohen në SHBA
25 Maj, 2025

Lufta në Ukrainë ka krijuar një kërkesë të jashtëzakonshme për kirurgë të specializuar në trajtimin e plagëve të luftës dhe...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com