Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

E Plotë/ Ja çfarë ndodhi në Opinion

2016/11/17 at 10:59 PM
në -U tha në Opinion, Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 5 min
A A
E Plotë/ Ja çfarë ndodhi në Opinion

Një ditë më parë, emisioni investigativ “STOP”, në Televizionin Klan, transmetoi bisedën telefonike të Ministrit të Shëndetësisë, Ilir Beqaj me ish – kreun e Fondit të Kujdesit Shëndetësor të Tropojës, Çlirim Hajdarmataj. Nisur nga ky fakt, emisioni Opinion, ka si temë të mbrëmjes, pyetjen: Kush përgjon në Shqipëri?


Në lidhje me transmetimin e regjistrimit të ministrit të Shëndetësisë, Ilir Beqaj në emisionin investigativ “STOP”, ditën e djeshme, Saimir Kodra ka theksuar në Opinion se pushimi nga puna i z.Hadarmataj, është bërë se nuk ka marrë pjesë në mbledhje partie.

Kodra, më tej, ka theksuar se të bësh lidhjen e një pushimi nga puna me regjistrimin audio, është realizuar pasi ne pritëm pushimin nga puna, pra që kishte ardhur një urdhër pushimi për të, që të konfirmoja gjithë bisedën.

Ai tha se shkarkimi i tij nëpërmjet asaj telefonate, ka ardhur pikërisht nga ajo, pasi Hadarmataj nuk kishte asnjë vërejtje në punë, nuk ka as paralajmërime për thyerje të kodit të etikës, si dhe nuk i është drejtuar asnjë masë disiplinore.

Kodra tha se në urdhërin e shkarkimit, të firmosur nga vetë ministri Beqaj, nuk i është shkruar asgjë nga këto, pra asnjë shkelje.

Drejtuesi i “STOP”, Saimir Kodra ka theksuar më tej, kryesisht pas reagimit të ministrit Beqaj në Kuvendin e Shqipërisë, se nëse ministri ka një video tjetër, unë jam i gatshëm ta transmetoj menjëherë në emision.

Kodra tha se ministri e dika se Çlirimi i paska dhënë tre muaj rrogën një punonjësi jashtë çdo lloj ligji, por ai tha, pse ministri të mos i thotë se ti je një mashtrues dhe do shkosh në burg, sepse ke paguar një ekonomist pa ardhur fare në punë.

Ai tha se në urdhërin e tij të shkarkimit, sipas këtij pretendimi, duhej të kishte edhe ndjekje penale.

Çlirim Hajdarmataj, ish-drejtori i Fondit të Kujdesit Shëndetësor të Tropojës, ka theksuar nëpërmjet një lidhje telefonike nga SHBA, se nuk ka paguar asnjë person pa ardhur në punë. Hajdarmataj, bëri me dije, se të gjithë ata persona që kanë dërguar mesazhe tek ministri, e kanë informuar gabim.

Ai tha se ata persona kanë ndikuar negativisht tek ministri edhe si i delegum aty për partinë për rrethet Has dhe Tropojë. Ish-drejtori tha se në kohën kur unë kam shkuar në atë vend pune, është realizuar sipas procedurave ligjore, ai vend ka qenë i lirë. Ndër të tjera, Hajdarmataj tha se unë kam plotësuar të gjitha kushtet për t’u punësuar në atë vend pune. Sipas tij, personi që ishte më parë, ka qëndruar dy muaj e ca ditë.

Fevziu: Z.Hajdarmataj për çfarë arsye e përgjuat ministrin?

Unë e regjistrova ministrin, pra bisedën me të shumë kohë më parë. Problemi me të ka vazhduar që në periudhën e zgjedhjeve në parti, që u shtuan gati 8 muaj.

Ndërsa, në lidhje me përgjimin, Hajdarmataj tha se unë jam i gatshëm të përballem me ministrin në gjykatë.

Saimir Kodra ka bërë me dije se në ditët e sotme mund të marrësh kundrejt pagesës në internet dhjetra programe përgjimi.

Për avokatin Jordan Daci, transmetimi i videos në emisionin investigativ “STOP”, nuk kishte element të publikuar të jetës private të subjektit të akuzuar. Daci tha se ajo është një bisedë komplet publike. Sipas tij, nëse vetë biseda, që ti zhvillon në telefon me dikë quhet aspekt i jetës private apo jo, kjo është relative në varësi të personit që kush e bën, cilësive që ka personi dhe raporti me të cilin identifikohet.

Robert Rakipllari, kryeredaktor i Panoramas, deklaroi në lidhje me regjistrimin audio, të transmetuar nga “STOP”, përbën një interes publik.

Rakipllari tha se ministrin Beqaj ne mund ta kritikojmë për shumë gjëra, por nëse marrim rastin në fjalë, kryesisht referuar deklaratës të sapo dhënë nga Hajdarmataj, ishte një vetëdiskriditim i jashtëzakonshëm i tij, për mënyren se si është zgjedhur drejtor.

Ai tha se në marrëveshjen paraelektorale që ka bërë PS me aletatët e tjerë të vegjël, është thënë, se nëse merrni 500-600 vota do keni një post drejtori rajonal. Nëse do merrni nga 10 mijë deri në 11 mijë do keni drejtori në qendër.

Sipas tij, ky regjistrim ka një problem shumë të madh, emërimet politike në administratë. Rakipllari, bëri me dije, se interesi i opinionit publik qëndron pikërisht në këtë pikë, pasi të gjithë specialistët e fushave të ndryshme, që janë jashtë partive, nuk kanë asnjë shans që të futen në administratë dhe të drejtojnë një drejtori.

Klodiana Lala, gazetare, tha se regjistrimi i publikuar nga “STOP”, tregon se në çfarë gjendje është administrata në vendin tonë. Lala tha se opinioni publik nuk e di se gjendja është kaq e rëndë dhe kaq e thellë, sipas saj, ky është edhe thelbi i problemit.

Ajo tha se një person që investon rreth njëzet vite për veten, sipas kësaj video, do të thotë që ai mos të hyjë kurrë në administratë.

Fatos Klosi, ish-shefi i SHIK, bëri me dije se në ligjin e ri të nënpunësit civil, ku jo të gjithë punonjësit e administratës janë nënpunës civil, por me ligjin e ri që u vu në fuqi, ka një departament që quhet DAP dhe ka detyrimin për të verifikuar një gjendje të tillë.

Klosi tha se ky departament po bën punë, por gjithë ajo gjëndje që ka qenë kështu shumë kohë më parë, nuk mund të ndryshojë menjëherë. Ai tha se duke parë një video të tillë, unë pyes, nëse po shkojmë drejt përmirësimit të situatës apo drejt përkeqësimit. Ndërkaq, në lidhje me videon, Klosi tha se ky është vetëm një rast, nuk tregon asgjë.

Preç Zogaj, ka theksuar se ky është një episod, ku mblidhet fryma e kohës ose e keqja e kohës. Zogaj tha se ka episode të tjera më të mëdha, si edhe disa episode të vogla, ku i bie fjala pikërisht ashtu siç thotë populli se nga ferra e vogël, del lepuri i madh.

Sipas tij, të këqijat e kohës që dalin nga ky episod, janë: E para është se këto konkurse për punësim në administratë janë falsitete. Këto janë konkurse mavi. Fitojnë vetëm kandidatët e partisë në pushtet. E dyta, kemi një kthim mbrapa, pasi shkarkohet për arsye politike. E treta, është një ngjarje, që reflekton mutacione të ndryshimeve të mëdha që po ndodhin në përbërjen e Partisë Socialiste me ekipin e Rilindjes.

Arjan Dyrmishi, Inspektor për Çështjet e Sigurisë Kombëtare,  ka theksuar në Opinion mbi përgjimin e aparatit celular, që sistemi të funksionojë, duhet të rregullohet nëpërmjet kompanive që ofrojnë shërbime të tilla.

Dyrmishi tha se pasi këto kompani vendosin të ofrojnë gjithë sinjalin, Prokurorisë i lind e drejta që në funksion të një vendimi të ligjshëm, të japë akses vetëm për ato numra për të cilat është marrë vendimi.

Ndër të tjera, ai theksoi, se pavarësisht se kush është qëllimi, ato që miratohen me vendim gjykate, presupozohet se për arsye ligjshmërie, mund të përdoren edhe si prova në gjykatë.

Fatos Klosi, ish-shef i SHIK, theksoi se ka pasur raste që një punonjës i shërbimeve ka përgjuar për interesa personale apo të kërkuara nga dikush tjetër jashtë shërbimeve. Klosi bëri me dije, se raste të tilla, ka pasur plot dhe kanë qenë shumë të vështira për t’u zbuluar.

Shiko videot:



Ju sugjerojmë

Mbyllet pa gola ndeshja Shqipëri-Serbi në “Air Albania”
Kryesore

Mbyllet pa gola ndeshja Shqipëri-Serbi në “Air Albania”

7 Qershor, 2025 10:49 pm
Përplasi me makinë turmën në Gjermani, lëndohen gruaja dhe vajza e autorit
Bota

Përplasi me makinë turmën në Gjermani, lëndohen gruaja dhe vajza e autorit

7 Qershor, 2025 10:38 pm
Sende nga tribuna për të disatën herë, gjyqtari paralajmëron pezullimin e ndeshjes
Kryesore

Sende nga tribuna për të disatën herë, gjyqtari paralajmëron pezullimin e ndeshjes

7 Qershor, 2025 10:17 pm
Hysaj fiton penallti,Manaj nuk shënon/Mbyllet pjesa e parë e ndeshjes Shqipëri-Serbi
Kryesore

Hysaj fiton penallti,Manaj nuk shënon/Mbyllet pjesa e parë e ndeshjes Shqipëri-Serbi

7 Qershor, 2025 9:43 pm
Tenton Mitaj drejt portës serbe,2 kartona…/Minutat e para të ndeshjes Shqipëri-Serbi
Kryesore

Tenton Mitaj drejt portës serbe,2 kartona…/Minutat e para të ndeshjes Shqipëri-Serbi

7 Qershor, 2025 9:13 pm
Shqipëri-Serbi, starton dueli i zjarrtë në “Air Albania”
Kryesore

Shqipëri-Serbi, starton dueli i zjarrtë në “Air Albania”

7 Qershor, 2025 8:49 pm
“Shqipëri-Serbi”, Fevziu: Ata kanë lojtarë më të mirë, por ne jemi një ekip solid
Kryesore

“Shqipëri-Serbi”, Fevziu: Ata kanë lojtarë më të mirë, por ne jemi një ekip solid

7 Qershor, 2025 8:34 pm
Formacioni ndaj Serbisë, Bulku: Zgjedhjet i bën trajneri,të gjithë janë të barabartë
Kryesore

Formacioni ndaj Serbisë, Bulku: Zgjedhjet i bën trajneri,të gjithë janë të barabartë

7 Qershor, 2025 8:21 pm
Shqipëri-Serbi, kuqezinjtë mbërrijnë në stadiumin “Air Albania”
Kryesore

Shqipëri-Serbi, kuqezinjtë mbërrijnë në stadiumin “Air Albania”

7 Qershor, 2025 7:42 pm
Sfida Shqipëri-Serbi/ Policia e Shtetit, plan të posaçëm masash. Rrugët që bllokohen
Kryesore

Shqipëri-Serbi, Silvinjo i shtang të gjithë/ Publikohen formacionet zyrtare

7 Qershor, 2025 7:23 pm
Para
Incidenti me salcë ndaj Lindita Nikollës, reagon Erjon Braçe: Spurdhjakët kaq dinë, kaq bëjnë

Incidenti me salcë ndaj Lindita Nikollës, reagon Erjon Braçe: Spurdhjakët kaq dinë, kaq bëjnë

Spërkatën ministren Nikolla me salcë, Mimoza Hafizi pro studentëve: Ua vranë ëndrrën ligjërisht!

Spërkatën ministren Nikolla me salcë, Mimoza Hafizi pro studentëve: Ua vranë ëndrrën ligjërisht!

Intervista/ Fatos Lubonja: 18 biznesmenë kanë kapur Shqipërinë

Lubonja: Ekonomia jonë kriminale, nga piramidat tek hashashi
















TE FUNDIT

Mbyllet pa gola ndeshja Shqipëri-Serbi në “Air Albania”

Mbyllet pa gola ndeshja Shqipëri-Serbi në “Air Albania”
7 Qershor, 2025

Ka përfunduar ndeshja Shqipëri-Serbi, e cila u luajt ditën e sotme në stadiumin “Air Albania”. Shqipëria barazoi pa gola ndaj...

Lexo më shumë

Përplasi me makinë turmën në Gjermani, lëndohen gruaja dhe vajza e autorit

Përplasi me makinë turmën në Gjermani, lëndohen gruaja dhe vajza e autorit
7 Qershor, 2025

Një 48-vjeçar në Gjermani ka përplasur me automjet një turmë njerëzish, ku mbetën të lënduar gruaja dhe vajza e tij....

Lexo më shumë

Sende nga tribuna për të disatën herë, gjyqtari paralajmëron pezullimin e ndeshjes

Sende nga tribuna për të disatën herë, gjyqtari paralajmëron pezullimin e ndeshjes
7 Qershor, 2025

Është tensionuar sërish situata në fushë, në këtë pjesë të dytë të ndeshjes Shqipëri-Serbi. Teksa dy skuadrat po përballen në...

Lexo më shumë

Hysaj fiton penallti,Manaj nuk shënon/Mbyllet pjesa e parë e ndeshjes Shqipëri-Serbi

Hysaj fiton penallti,Manaj nuk shënon/Mbyllet pjesa e parë e ndeshjes Shqipëri-Serbi
7 Qershor, 2025

Është mbyllur pjesa e parë e ndeshjes Shqipëri-Serbi, e cila po luhet në stadiumin “Air Albania”. Minutat e pjesës së...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com