Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

E Plotë/ Debati mbi aktin e protestës ndaj ministres Nikolla në emisionin Opinion

2016/11/22 at 12:14 AM
në -U tha në Opinion, Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 4 min
A A
E Plotë/ Debati mbi aktin e protestës ndaj ministres Nikolla në emisionin Opinion

Në lidhje me gjestin e studentës Mirela Ruko, që hodhi salcë mbi kokën e ministres Nikolla, Henri Çili, ka theksuar se protesta është diçka shumë e rëndësishme për shoqërinë, kundër çdolloj grupi e aq më tepër kundër pushtetit.


Çili tha se diskutimi për salcën apo cënimi i dinitetit fizik, pra, nga fjala tek prekja e tjetrit, me një lëndë, salcë apo diçka tjetër, është cënim i prekjes së dinjitetit.

Ai tha se askush nuk mund të prekë tjetërin, sepse kjo është kundër dinjitetit njerëzor.

“Kalimi nga protesta simbolike, tek prekja fizike, është cënim i integritetit fizik, por edhe të imunitetit, është një kufi shumë i rrëzikshëm. Por ajo që është më e rëndësishme për këtë rast, është pak a shumë ky kontekst, së pari, nuk kemi të bëjmë me Lëvizjen për Universitetin, nuk është studente, është një studente pesanjose”.

Një debat i ashpër ka shpërthyer mes aktivistit për Lëvizjen “Për Universitetin”, Arlind Qorit dhe Henri Çilit për parat publike dhe fondet në Universitet. Qori tha se z.Çili si rezultat i kësaj reforme do marrë para nga shteti. Më tej, ai theksoi se ky është një biznes privat, fitimprurës dhe parat e veta t’i gjejë ku të dojë, por nuk ka pse merr para publike. “Parat publike merren nga institucione publike dhe kontrollohen nga insitucione të tjera publike dhe kështu me radhë”.

Mirela Ruko ka theksuar nëpërmjet një lidhje të drejtpërdrejtë në emisionin Opinion, se hedhja e bojës mbi kokën e ministres Nikolla, ka qenë në kuadrin e Lëvizjes “Për Universitetin”.

Ruko tha se prej kohësh ministren e kemi vëzhguar deri sa arritëm qëllimin e lëvizjes. Ajo bëri me dije se bashkë me të, kanë qenë edhe student të tjerë për të mbështetur këtë akt.

Ndër të tjera, Ruko tha se është një studente e vitit të dytë Mastër, por për arsye se nuk ka pasur mundësi të paguajë tarifën e vendosur, nuk e ka përfundur ende atë. Specifikisht, ajo theksoi, se nuk ka paguar tarifën e vitit të dytë.

Ndërkaq, Ruko tregoi se nuk jam unë e vetme që kam marrë përsipër një akt të tillë ndaj ministres, por është Lëvizja “Për Universitetin”.

Sipas saj, ky akt proteste ka ndodhur për shkak të procedurës në të cilën janë përfshirë maturantët këtë vit.

“Shumë maturantë janë vendosur në gjendje presioni, kanë shkuar në një degë të padëshiruar, të cilët nuk mundën të studiojnë atë degë që vërtetë kishin dëshirë, madje edhe vendit mund t’i shërbenin më mirë”, tha Ruko.

Anila Basha ka bërë me dije se jam kundër Reformës në Arsim, pasi kjo qeveri kishte një problem të madh, sepse nuk u kuptua kjo reformë. Basha theksoi se është pikërisht faji i kësaj ministre që nuk u kuptua reforma. Por, ajo është ndalur edhe tek komunikimi publik, i pedagogut Arlind Qori, të cilit i tha, se komunikimi juaj nuk ka të bëjë me ligjerimin e një pedagogu.

Duke folur në emisionin Opinion, për ngjarjen që ndodhi tek Piramida , në takimin me studentë nga Shqipëria dhe Kosova, ku ndodhi edhe incidenti me ministren Nikolla, Mark Marku, pedagod në Universitetin e Tiranës ka thënë se ky është një veprim që vjen pas një rezistence të fortë që me qindra studentë kanë bërë kundër miratimit të Reformës në Universitete.

Më tej Mark Marku ka thënë se pas këtij skandali, Edi Rama me Pandeli Majkon në atë aktivitet flisnin për ditëlindjen dhe hashashin. “Dalin dy personalitetete politike, që kanë përgjegjësi për jetën e qyetarëve. Mbasi ka ndodhur edhe ky skandal dalin e flasin para studentëve për hashash. Po si mund të flasë një kryeministër  para studentëve për hashash, kur në ambientet e Universiteti ndalohet edhe birra.  Pra ti legalizon në një bisedë ordinere para qytetarëve shqiptarë . Kjo është arrogancë e pastër, e nuk meriton salcë, por gure”, ka deklaruar Marku.

Armand Shkullaku në Opinion, ka theksuar, se mbyllja e mediave dhe opinioneve të lira në vend, ka çuar në bllokimin e çdo valvule shkarkimi në shoqëri. Sipas tij, prandaj një shkarkim me salcë na tmerron. Shkullaku tha se njerëzit duhen të shkarkohen. Ai ka marrë një paralelizëm me vitet ’96 në Shqipëri, ku qeveria e kohës, bllokoi mediat, burgosi gazetarët, dhunoi artistët dhe opinionistët e kohës, degradoi situatën në vend në atë mënyrë që ndodhi.

Ndër të tjera, Shkullaku theksoi se tek ajo protestë nuk është vetëm ligji për arsimin, por edhe ajo drejtoresha e Lushnjes, që bën emërime me lek.

“Aty janë edhe mijëra përgjime që kanë bërë mediat ndaj mësuesve, por aty është edhe fustrimi i atyre studentëve që jo vetëm u duhet të marrin një diplomë, por edhe një teserë partie që nesër të futen në punë”, tha ai.

Henri Çili ka theksuar, më tej, se kjo lloj proteste është edhe kundër interesit publik.

Çili tha se ajo se çfarë ka ndodhur me arsimin e lartë është se janë mbyllur 18 universitete që kryenin veprimtari të paligjshme, disa filiale shtetërore dhe një akademi shtetërore.

Sipas tij, njerëzit nuk mund të gabojnë më, por veprojnë në një mjedis shumë më të ligjshëm për të çuar fëmijët e tyre për të studiuar.



Ju sugjerojmë

Zbulohet një specie e re zvarraniku fluturues, 200 milionë vjet e vjetër në SHBA
Bota

Zbulohet një specie e re zvarraniku fluturues, 200 milionë vjet e vjetër në SHBA

7 Korrik, 2025 10:43 pm
Qytetarit i kërkohet të paguajë 2 milionë e gjysmë, për një matës inekzistent
Aktualitet

Qytetarit i kërkohet të paguajë 2 milionë e gjysmë, për një matës inekzistent

7 Korrik, 2025 9:53 pm
Kosovë/ Policia arreston pesë zyrtarë policorë lidhur me incidentin në Lipjan
Rajoni

Kosovë/ Policia arreston pesë zyrtarë policorë lidhur me incidentin në Lipjan

7 Korrik, 2025 9:42 pm
Qytetet me temperaturat më të larta në Shqipëri, cilat janë “pikat e nxehta”
Aktualitet

Qytetet me temperaturat më të larta në Shqipëri, cilat janë “pikat e nxehta”

7 Korrik, 2025 9:23 pm
“U dogja duke bërë kafe”, historia e të moshuarit që jeton vetëm në barake
Aktualitet

“U dogja duke bërë kafe”, historia e të moshuarit që jeton vetëm në barake

7 Korrik, 2025 9:09 pm
Akuza ndaj drejtuesit të një organizate terroriste kosovare
Rajoni

Akuza ndaj drejtuesit të një organizate terroriste kosovare

7 Korrik, 2025 9:06 pm
SHBA heq HTS-në e Sirisë nga lista e organizatave terroriste
Bota

SHBA heq HTS-në e Sirisë nga lista e organizatave terroriste

7 Korrik, 2025 8:53 pm
Trump shpall tarifa 25% ndaj Koresë së Jugut dhe Japonisë
Bota

Trump shpall tarifa 25% ndaj Koresë së Jugut dhe Japonisë

7 Korrik, 2025 8:44 pm
Balluku: Rritet me 20% kërkesa për energji në korrik!OSHEE, furnizim të pandërprerë
Politikë

Balluku: Rritet me 20% kërkesa për energji në korrik!OSHEE, furnizim të pandërprerë

7 Korrik, 2025 8:20 pm
3 gabimet më të shpeshta në dhënien e ndihmës së parë
Aktualitet

3 gabimet më të shpeshta në dhënien e ndihmës së parë

7 Korrik, 2025 8:04 pm
Para
Tërmeti i fuqishëm godet Japoninë, frikë për cunami

Video/ Pamjet e cunamit në Japoni

Si ndodhi aksidenti fatal në Bllok ku vdiq këngëtari dhe shoku i tij

Si ndodhi aksidenti fatal në Bllok ku vdiq këngëtari dhe shoku i tij

Horoskopi, 8 Gusht

Horoskopi 22 nëntor 2016
















TE FUNDIT

Zbulohet një specie e re zvarraniku fluturues, 200 milionë vjet e vjetër në SHBA

Zbulohet një specie e re zvarraniku fluturues, 200 milionë vjet e vjetër në SHBA
7 Korrik, 2025

Shkencëtarët kanë zbuluar një specie të re pterosauri – një zvarranik fluturues që fluturoi mbi dinosaurët më shumë se 200...

Lexo më shumë

Qytetarit i kërkohet të paguajë 2 milionë e gjysmë, për një matës inekzistent

Qytetarit i kërkohet të paguajë 2 milionë e gjysmë, për një matës inekzistent
7 Korrik, 2025

Rexhep Bruçi, një qytetar nga Burreli tregon në emisionin “Stop” në Tv Klan se e detyrojnë, që të paguajë një...

Lexo më shumë

Kosovë/ Policia arreston pesë zyrtarë policorë lidhur me incidentin në Lipjan

Kosovë/ Policia arreston pesë zyrtarë policorë lidhur me incidentin në Lipjan
7 Korrik, 2025

Policia e Kosovës i ka arrestuar të hënën pesë zyrtarë të saj nën dyshimin se kanë kryer veprën penale “vrasje...

Lexo më shumë

Qytetet me temperaturat më të larta në Shqipëri, cilat janë “pikat e nxehta”

Qytetet me temperaturat më të larta në Shqipëri, cilat janë “pikat e nxehta”
7 Korrik, 2025

Në Shqipëri janë disa qytete që konsiderohen si “pikat e nxehta” sa u takon temperaturave të larta. Anira Gjoni, specialiste...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com