Një fëmijë i mitur është përplasur nga makina sot në afërsi të Fushë-Mamurrasit. Sipas dëshmitarëve 4-vjeccari E. Gjergji i ka prere rrugën makinës që drejtohej nga Anton Shpani.
Drejtuesi i mjetit mori fëmijën dhe e dërgoi në urgjencë. Por për shkak te gjendjes se rëndë, fëmija nga Mamurrasi u transportua në spitalin e Traumës. Policia ka shoqëruar shoferin për të sqaruar rrethanat e aksidentit të rëndë.