Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

“E përfolur për afera rozë”, Berisha për Yuri Kim: Dëmtoi opozitën, i shërbeu qeverisë

2023/06/28 at 5:36 PM
në Te Fundit
Kohë leximi: 4 min
A A
“E përfolur për afera rozë”, Berisha për Yuri Kim: Dëmtoi opozitën, i shërbeu qeverisë

Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar për largimin nga Shqipëria të Yuri Kim, pasi përfundoi misionin e saj diplomatik.


Ndryshe nga Rama, Berisha nuk i ka kursyer akuzat ndaj ambasadores së SHBA, Kim. Sipas tij, gjatë qëndrimit të saj në vendin tonë, Kim ka sulmuar opozitën dhe i ka shërbyer qeverisë “Rama”.

Ish-kryeministri rikujton në postimin e tij në “Facebook”, aktet e Kim që sipas tij, kanë dëmtuar opozitën.

Akuzat e Berishës shkojnë edhe më tej, kur shkruan “ajo u përfol si asnjë ambasador tjetër i SHBA-së në 32 vite për afera rozë dhe prona të cilat nuk i përgënjeshtroi vetë, por për këto të fundit habitshëm preferoi si për të provuar lidhjet e saj të ngushta me Edi Ramën që këtë përgënjeshtrim t’ia besojë vetë Edi Ramës.”

Reagimi i Berishës

Dy fjalë për apoteozën e Ramës për ish Ambasadoren Yuri Kim.

Të dashur miq, Edi Rama i kushton sot një lirikë politike, apoteozë të vërtetë, ambasadores Yuri Kim, e cila gjatë qëndrimit të saj në Tiranë u soll mbështetëse e fuqishme e tij dhe siç vlerësuan media, anaslistë dhe politikanë, si sekretare e Partisë Socialiste, por dhe si një armike ideologjike e opozitës konservatore. Ajo sinkronizoi me Edi Ramën dhe qeverinë e tij sulmet e panumërta ndaj opozitës, përpjekjet antidemokratike të tij për kontrollin e opozitës për të mbështetur pushtetin e tij monist. Ajo ndërhyri në mënyrë antikushtetuese dhe antiligjore në vendime të gjykatave kundër opozitës së vërtetë, bëri presion të vazhdueshëm për hapje të proceseve gjyqësore ndaj opozitës.

Ajo është ambasadorja që me qëndrimet e saj si guvernatore dhe antiopozitare, dëmtoi më shumë se kushdo tjetër reputacionin e vendit të madh të lirisë në Shqipëri dhe u sulmua me dhjetëra herë nga personalitete, media e politikanë të të gjithë spektrit politik opozitar dhe të pavarur, për partinzanship-in në qëndrimet e saj, për shkeljen flagrante të “Konventës së Vienës” gjithnjë në interes të qeverisë së Edi Ramës. Yuri Kim është ambasadorja që në 32 vite gënjeu më shumë dhe publikisht se çdo ambasador tjetër shqiptarët, gjithnjë kundër opozitës dhe në mbështetje të autorit të lirikës politike të sotme. Në vitet e saj në Shqipëri shpërtheu skandali me i madh në marrëdhëniet midis dy vendeve, skandali McGonigal. Ish – shefi i kundërzbulimit të FBI-së për New York-un i cili u korruptua nga Rama dhe u përdor prej tij gjatë kohës që ishte në detyrë kundër opozitës shqiptare për shkatërrimin e saj si dhe për shndërrimin në biznes korruptiv të sanksioneve të qeverisë amerikane në Shqipëri.

Ajo nuk reagoj ndaj asnje skandali te qeverise se Edi Rama shkatrrimin e paligjeshem te Teatrit Kombetar, shkeljes se marrveshjes se qershorit 2020 per ligjin elektoral? aferes korruptive te insenerstorve. Zonja Yuri Kim nuk u tha shqiptarëve kurrë asnjë fjalë te vetme për superskandalin Rama – McGonigal sepse ajo vetë, sipas dëshmive në një farë mënyre, u bë pjesë e skemës së gjobvënies së biznesmenëve shqiptarë nga grupi gjobvënës i drejtuar direkt nga McGonigal. Ajo si asnjë ambasador tjetër, përdori pushtetin e saj si përfaqësuese e vendit të madh të lirisë për të promovuar dhe mbështetur afera të hapura korruptive qindra milion dollarë në Shqipëri. Ish ambasadorja Yuri Kim me qëndrimet e saj nuk respektoi standardet etike të ambasadorit. Ajo u përfol si asnjë ambasador tjetër i SHBA-së në 32 vite për afera rozë dhe prona të cilat nuk i përgenjështroi vetë, por për këto të fundit habitshëm preferoi si për të provuar lidhjet e saj të ngushta me Edi Ramën që këtë përgënjeshtrim t’ia besojë vetë Edi Ramës.

Të dashur miq, ambasadorja Yuri Kim gjatë qëndrimit të saj në Shqipëri bëri përpjekje të hapura antikushtetuese që te emëronte kryetarin e Partisë Demokratike forcës konservatore të vendit duke perdorur kercenime te hapura nda antarve te Partise Demokratike dhe habiteshem duke mbështetur njeriun që në një raport të bërë publik, kumuniteti inteligjent i SHBA e kishte akuzuar direkt se ka pranuar 500 mijë dollarë financime ruse. E gjitha kjo për të mbeshtetur dhe konsoliduar pushtetin e autorit te lirikes politike Edi Rama. Por në luftën e saj politike pa asnjë princip, Zonja Kim shkoi deri atje se të falsikojë në mënyrën më të neveritshme marrëdhëniet Shqiptaro-Amerikane në 100 vjetorin e tyre, duke dëshmuar një kulturë të ekstremit të majtë të cilën shqiptarët nuk e kanë harruar akoma nga koha e diktaturës hoxhiste. Ajo e bëri këtë vetëm e vetëm se promotor kryesor në Shqipëri i marrëdhënieve Shqiptaro-Amerikane nga vizita e Sekretarit Baker në qershor të vitit 1991 dhe në vitin 2013 kishte qenë Partia Demokratike.

Duke i uruar suksese ambasadorit të ri të SHBA në misionin e tij në Shqipëri uroj gjithashtu që ish ambasadorja Yuri Kim, që u soll ndaj opozitës shqiptare si një McGonigal politik, të mos jetë një e tillë per intersat e Edi Ramës në Washington. #sb



Ju sugjerojmë

Presidenti Putin shpall armëpushim 3-ditor në Ukrainë: Kievi të bëjë të njëjtën gjë
Bota

Kremlini: Pak gjasa për një marrëveshje paqeje në Ukrainë gjatë Krishtlindjes

21 Dhjetor, 2025 9:10 pm
Trump: SHBA do të godasë ISIS-in pas vrasjes së tre amerikanëve në Siri
Bota

SHBA do të ndërmarrë masa më të rrepta për emigracionin e paligjshëm në 2026-ën

21 Dhjetor, 2025 8:01 pm
“Kur mbaron mandati misionarit?”/ Berisha: Kur shqiptarët të votojnë të lirë
Kryesore

Berisha: Shishe vere me vlerë miliona euro zhduken nga vinoteka e Agasit

21 Dhjetor, 2025 7:16 pm
I riu vrau 34-vjeçarin në Tiranë pasi i ngacmoi të dashurën
Kronikë

Plagoset me thikë 45-vjeçari në Durrës

21 Dhjetor, 2025 6:30 pm
Digjet banesa në Fier, dyshohet për zjarr të qëllimshëm
Aktualitet

Digjet banesa në Fier, dyshohet për zjarr të qëllimshëm

21 Dhjetor, 2025 6:26 pm
Lapaj i përgjigjet Viktor Zhustit për foton: Më the postoje pa problem…
Aktualitet

Lapaj i përgjigjet Viktor Zhustit për foton: Më the postoje pa problem…

21 Dhjetor, 2025 6:21 pm
Aktori Viktor Zhusti distancohet nga Lapaj: Ma përdori foton për miting
Aktualitet

Aktori Viktor Zhusti distancohet nga Lapaj: Ma përdori foton për miting

21 Dhjetor, 2025 5:38 pm
Protesta e 22 dhjetorit, Bardhi-qytetarëve: Ja pse nesër duhet të bëhemi bashkë
Kryesore

Protesta e 22 dhjetorit, Bardhi-qytetarëve: Ja pse nesër duhet të bëhemi bashkë

21 Dhjetor, 2025 5:35 pm
Ngjarja në Fushë-Krujë/Qëllohet me armë ndaj lokalit të ish-shoferit të Arjan Ndojës
Kronikë

Plagosën dy persona në Kukës, shpallen në kërkim vëllezërit

21 Dhjetor, 2025 5:32 pm
Izraeli nis një ofensivë të re të zgjeruar në Rripin e Gazës
Bota

Plani i paqes në Gaza, Hamasi nuk pranon të çarmatoset

21 Dhjetor, 2025 5:29 pm
Para
Policia bastisi banesën në Barcelonë, arrestohen dy shqiptarët që kultivonin kanabis

Policia bastisi banesën në Barcelonë, arrestohen dy shqiptarët që kultivonin kanabis

Lindën të ngjitura në kokë, dy binjaket 6-vjeçare përfunduan me sukses kopshtin

Lindën të ngjitura në kokë, dy binjaket 6-vjeçare përfunduan me sukses kopshtin

VIDEO/ Supë me këmbë krokodili, pjata e restorantit tajvanez që trazoi rrjetin

VIDEO/ Supë me këmbë krokodili, pjata e restorantit tajvanez që trazoi rrjetin
















TE FUNDIT

Kremlini: Pak gjasa për një marrëveshje paqeje në Ukrainë gjatë Krishtlindjes

Presidenti Putin shpall armëpushim 3-ditor në Ukrainë: Kievi të bëjë të njëjtën gjë
21 Dhjetor, 2025

Një zyrtar i lartë i Kremlinit ka minimizuar shanset për një përparim të madh në bisedimet e paqes në Ukrainë,...

Lexo më shumë

SHBA do të ndërmarrë masa më të rrepta për emigracionin e paligjshëm në 2026-ën

Trump: SHBA do të godasë ISIS-in pas vrasjes së tre amerikanëve në Siri
21 Dhjetor, 2025

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, po përgatitet për një goditje më agresive ndaj emigracionit në vitin 2026 me miliarda dollarë fonde të...

Lexo më shumë

Berisha: Shishe vere me vlerë miliona euro zhduken nga vinoteka e Agasit

“Kur mbaron mandati misionarit?”/ Berisha: Kur shqiptarët të votojnë të lirë
21 Dhjetor, 2025

Kryetari i PD, Sali Berisha, reagoi duke e denoncuar si një vjedhje të rëndë shtetërore. Përmes një postimi në Facebook,...

Lexo më shumë

Plagoset me thikë 45-vjeçari në Durrës

I riu vrau 34-vjeçarin në Tiranë pasi i ngacmoi të dashurën
21 Dhjetor, 2025

Një 45-vjeçar është gjetur i plagosur me thikë në sektorin Hekurudha të lagjes 13 në Durrës mbrëmjen e sotme. 45-vjeçari...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com