Një video e rëndë është publikuar këtë pasdite nga “Jeta Osh Qef”. Një person lëviz në rrugët e Tiranës me një karrocë në të cilën ka një kufomë.
Nuk dihet nëse është ndonjë punonjës i ndonjë agjencie funerale, apo i afërm i të vdekurit, por skena të tilla kanë tmerruar qytetarët.
Minimalisht një person i pajetë mund të transportohet me mjet ambulancë nëse vdes në spital, apo me mjet të agjencive funerale në rast tjetër.