Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në një qendër azilkërkuesish në Salching të Gjermanisë. Përgjegjësit e kampit kanë vënë re se televizori në dhomën e një kosovari 33-vjeçar në kamp mungonte.
Kur e kanë pyetur se çfarë ka ndodhur, kosovari është përgjigjur: “Moti e kam dërguar në Kosovë, pasi e kam çmontuar”, shkruan “Ktv”.
Autoritetet e kampit vlerësuan se dëmi është 350 euro. Nuk është e qartë nëse azilkërkuesi kosovar duhet ta kompensojë atë.