Ministria izraelite e Arsimit ka përjashtuar nga programi shkollor një roman që trajtonte historinë e dashurisë mes një izraeliteje dhe një palestinezi, duke provokuar një tymnajë polemikash në mjediset kulturore. Sipas mediave vendase komisioni përzgjedhës e ka tërhequr librin pasi e ka konsideruar të rrezikshëm.