Kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviç në një prononcim për mediat, në Tiranë, ka folur për sulmin në veri të Kosovës.
Pas përfundimit të punimeve për ministerialin e Ministrave të Jashtëm në kuadër të Procesit të Berlinit, Abazoviç tha se ajo çfarë ka ndodhur në Veriun e Kosovës është e papranueshme.
Ai kërkoi që hetimet për sulmin në veri duhet t’i nisin edhe ndërkombëtarët, të cilët sipas tij duhet të marrin përgjegjësinë e tyre.
“Unë mendoj se hetimi i cili do të realizohet ka për të treguar të vërtetën. Është fare e papranueshme ca ka ndodh në veriun e Kosovës. Mali i Zi përkrah qëndrimet e BE dhe NATO. Kushdo që ka krijuar atë lloj konflikti duhet të përgjigjet.
Unë e pres edhe nga autoritetet e Kosovës dhe të Serbisë, por edhe të ndërkombëtar”, tha Abazoviç./Opinion.al