Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

E pandehte të vdekur, mëson pas 44 vitesh për ekzistencën e vëllait biologjik!

2024/04/28 at 6:41 PM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
E pandehte të vdekur, mëson pas 44 vitesh për ekzistencën e vëllait biologjik!

Historia që vjen në “Ka Një Mesazh Për Ty” ditën e sotme është rrëqethëse.

Moderatori i së “Dielës Shqiptare” në Tv Klan shpjegon se si një nënë e braktisur nga të gjithë, merr foshnjën e saj në krahë, e puth dhe detyrohet ta lërë në maternitet. Pas disa kohësh, e penduar ajo rikthehet për të marrë fëmijën, e kërkon ngado por i thonë që nuk jeton më.

44 vite më vonë, fëmija i drejtohet “Ka Një Mesazh Për Ty”  duke kërkuar nënën e tij biologjike. Nëna gjendet, por ka kaluar vështirësi të mëdha shëndetësore, sëmundje e operacione dhe nuk mundet të vijë në program. Pasi stafi largohet, instinkti i nënës e shtyn të mendojë se po e kërkon djali dhe nuk dëshiron ta braktisë sërish.

Ajo ia rrëfen historinë djalit tjetër të saj, Mishelit duke i kërkuar që të shkojë ai në vend të saj në program. Kjo shënon edhe një përjashtim nga rregulli i rubrikës sepse gjithmonë është i pranishëm personi që i drejtohet mesazhi, por në këtë rast është një vëlla që kërkon të njohë gjysmën tjetër, ndërsa nëna e pret të birin në shtëpi.

Misheli ka ardhur në studio dhe mëson menjëherë se është vëllai i tij ai që do ta presë. Ai nuk do të ketë mundësi ta shohë deri në momentin që ekrani do të shfaqë pamjen e të dyve njëkohësisht.

Ardit Gjebrea: Si e prite këtë histori?

Mishel: Për mua është okej derisa nëna ime ka pasur një histori të tillë. Unë jam i ndërgjegjshëm në këtë pjesë, ma shpjegoi aq sa ajo dinte, aq sa ajo mbante mend, por që shpresoj të jetë ajo që më ka shpjeguar nëna ime dhe unë e mirëpres shumë.

Ardit Gjebrea: Si e keni përjetuar këto ditë këtë situatë në shtëpi?

Mishel: Mendime nga më të ndryshmet, emocionet, por që është pozitive e gjitha, është shumë pozitive.

Ardit Gjebrea: Ti je fëmijë i vetëm?

Mishel: Po jam i vetëm me nënën time.

Ardit Gjebrea: Nëna dinte që fëmija nuk jeton, apo jo?

Mishel: Po, kjo ishte më se e vërtetë dhe kjo pjesë besoj se e ka rënduar më tepër sesa duhet, tani që ajo mendon se mund të jetë… e ka rënduar emocionalisht.

Mishel: Në fakt ne asnjëherë nuk tregojmë se kush fton sepse të gjithë ju që vini këtu mbeteni, si të them, ajo pjesa që “kush na ka ftuar?” dhe për sa kohë që  ftesa ishte për nënën tënde, duhet të vinte ajo dhe ajo duke menduar dhe tha “mos është djali im që unë kam humbur”, atëherë në këtë moment ne nuk mundej që ta linim këtë histori, unë e shpjegova edhe për telespektatorët, kështu që më lejo që të ta them ty të parit. Kemi bërë një përjashtim, jemi njerëz, televizioni ka rregulla, programet kanë rregulla por rregulli kryesor është shpirti, është njerëzillëku siç themi ne dhe në këtë rast më lejo të të them që po, është vëllai yt që do të vijë pas pak.

Ardit Gjebrea: Faleminderit! E mirëpres.

Mishel: Tani, ai sigurisht që ka ftuar nënën tënde dhe unë e shpjegova që mami është e pamundur, ti do të ulesh dhe nuk do ta shohësh vëllain sepse unë do të doja që të shiheshit të dy në të njëjtën kohë dhe ti do të dëgjosh historinë e tij. Ai do të vijë bashkë me bashkëshorten e tij sepse në fakt, historia fillon nga bashkëshortja e tij dhe është shumë interesante.

Misheli e njeh vëllain me emrin Rikbert, siç ia ka rrëfyer nëna e tij por prindërit adoptues e kanë quajtur Erion./Tv Klan

Ju sugjerojmë

Ndërroi jetë pas një ndërhyrjeje në zemër, kush ishte Artan Lame
Aktualitet

Ndërroi jetë pas një ndërhyrjeje në zemër, kush ishte Artan Lame

22 Maj, 2025 11:10 am
Ndarja nga jeta e Artan Lames, reagon Rama: Lajm i pabesueshëm, jam pa fjalë!
Aktualitet

Ndarja nga jeta e Artan Lames, reagon Rama: Lajm i pabesueshëm, jam pa fjalë!

22 Maj, 2025 10:59 am
Ndahet nga jeta Artan Lame, ndodhej në një spital në Mynih
Aktualitet

Ndahet nga jeta Artan Lame, ndodhej në një spital në Mynih

22 Maj, 2025 10:48 am
SPAK kërkon konfiskimin e pasurive të Erjon Kasmit dhe Xhulian Xhafës
Aktualitet

Dënohet me dy vjet e tetë muaj burg avokati Radovan Çela

22 Maj, 2025 10:43 am
Durrës, shpallen në kërkim dy persona për vrasjen e Ermir Dedjas
Aktualitet

Durrës, shpallen në kërkim dy persona për vrasjen e Ermir Dedjas

22 Maj, 2025 10:30 am
Procedohen e arrestohen 14 veta, Rrugorja:Bllokohen 13 makina, vendosen 6 mijë masa
Aktualitet

Procedohen e arrestohen 14 veta, Rrugorja:Bllokohen 13 makina, vendosen 6 mijë masa

22 Maj, 2025 10:17 am
FOTO/ Këto janë dy të rinjtë që u vranë në Washington, do të fejoheshin së shpejti
Bota

FOTO/ Këto janë dy të rinjtë që u vranë në Washington, do të fejoheshin së shpejti

22 Maj, 2025 10:14 am
“Një pikë uji në oqean në bazë të nevojave”/OKB nis shpërndarjen e ndihmave në Gaza
Bota

“Një pikë uji në oqean në bazë të nevojave”/OKB nis shpërndarjen e ndihmave në Gaza

22 Maj, 2025 10:04 am
Vrasja e dy punonjësve të ambasadës izraelite/Trump: Radikalizimi s’ka vend në SHBA
Bota

Vrasja e dy punonjësve të ambasadës izraelite/Trump: Radikalizimi s’ka vend në SHBA

22 Maj, 2025 9:58 am
Arrestime në Kosovë për propagandë terroriste në rrjetet sociale
Kryesore

Arrestime në Kosovë për propagandë terroriste në rrjetet sociale

22 Maj, 2025 9:48 am
Para
Derbi Tirana – Partizani, hiqen stolat e ‘Air Albanias’

Derbi Tirana – Partizani, hiqen stolat e 'Air Albanias'

Protesta në Australi, qytetarët kërkojnë ligje më të ashpra për dhunën ndaj femrave

Protesta në Australi, qytetarët kërkojnë ligje më të ashpra për dhunën ndaj femrave

Shqipëri, projektligji “Për shëndetin seksual dhe riprodhues” nxit debate

Shqipëri, projektligji “Për shëndetin seksual dhe riprodhues” nxit debate

TE FUNDIT

Ndërroi jetë pas një ndërhyrjeje në zemër, kush ishte Artan Lame

Ndërroi jetë pas një ndërhyrjeje në zemër, kush ishte Artan Lame
22 Maj, 2025

Artan Lame është ndarë nga jeta këtë të enjte në moshën 58-vjeçare. Ish-kreu i Kadastrës mësohet se ndërroi jetë në...

Lexo më shumë

Ndarja nga jeta e Artan Lames, reagon Rama: Lajm i pabesueshëm, jam pa fjalë!

Ndarja nga jeta e Artan Lames, reagon Rama: Lajm i pabesueshëm, jam pa fjalë!
22 Maj, 2025

Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas ndarjes së befasishme nga jeta të ish-kreut të kadastrës Artan Lame. Përmes një postimi...

Lexo më shumë

Ndahet nga jeta Artan Lame, ndodhej në një spital në Mynih

Ndahet nga jeta Artan Lame, ndodhej në një spital në Mynih
22 Maj, 2025

Artan Lame është ndarë nga jeta këtë të enjte në moshën 58-vjeçare. Sipas asaj që raporton Klan News, ish-kreu i...

Lexo më shumë

Dënohet me dy vjet e tetë muaj burg avokati Radovan Çela

SPAK kërkon konfiskimin e pasurive të Erjon Kasmit dhe Xhulian Xhafës
22 Maj, 2025

Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) ka dënuar këtë të enjte me katër vjet burg avokatin...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com