Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

E pabesueshme, qytetari faturohet 111 milionë Lekë për shtëpinë 21 metra

2024/05/09 at 9:26 PM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 4 min
A A
E pabesueshme, qytetari faturohet 111 milionë Lekë për shtëpinë 21 metra

Problematika e radhës në emisionin “STOP” ishte denoncimi i qytetarit Arben Jaupi,i cili  rezulton debitor me 111 milionë Lekë në OSHEE.


Arbeni tregon se ka jetuar në këtë banesë 24 m2, në pronën e të vëllait në vitet 2002-2010 me ish-bashkëshorten Edlira Kerri. Në vitin 2010 bashkëshortët u ndanë dhe në banesë qëndroi gruaja, por kontrata mbeti me emrin e Arbenit.

“I drejtohem emisionit “Stop” sepse jam debitor 111 milionë Lekë OSHEE për këtë shtëpi që kam këtu përpara që në fakt kam që në 2011 që jam larguar. Përpara se të dal tek historia e debisë. Shtëpia përballë është në kufi me murin e shtëpisë së vjetër, të prindërve të mi. Është 21 metra katrorë brenda për brenda. Ne e kemi marrë ndërtesën nga vëllai. E kemi mofidikuar. Bëmë edhe një shtesë për tualet. Kam jetuar bashkë me ish-bashkëshorten dhe vajza. Pas vitit 2010 si çdo familje që ka pasur jo marrëdhënie jo të mira erdhën edhe fërkimet e para gjë që ka çuar në divorc në vitin 2010. Gruaja qëndron aty me vajzën ndërsa unë dola nga shtëpia. As Edlira, as unë, nuk jemi pronarë. Hymë sa për t’u strehuar. Kjo ka qenë oborr, vëllai na e dha në përdorim që të jetonim. Matësi është në emrin tim”, tha ai.

Vetëm para 10 ditësh Arbeni u njoh me një faturë 55 milionë Lekë, dhe mbifaturimin 111 milionë Lekë.

“Në shtëpi u pat lënë ndezur një ventilator si konstatim që këtu banojnë njerëz, kjo ishte e fikur. Vëllai më thotë që këtu nuk vjen njeri. Ka vite. Shkoj pranë zyrave të OSHEE për t’u interesuar për kontratën time. Doli fatura e vitit 2020 me shumë 55 milionë Lekë. Shtëpi ka qenë. Mirë kjo. Kamatvonesa e saj ka vajtur 111 milionë Lekë. Do vazhdojnë akoma”, shtoi ai.

“Këtu mund të luhen dy faktorë. E para është e faturuesit që mund të ketë bërë leximin gabim dhe e dyta mund të ketë qenë që ka bashkëpunuar me zonjën Edlira. Për të bërë sa më tepër debitor emrin tim, ta përbalte, sepse pretendon që të mbajë shtëpinë dhe presioni më i madh është ky, që ta fusim sa më shumë në debi që të largohet nga shtëpia dhe ne ta zaptojmë si shtëpi. Edhe para disa vitesh më ka thënë që të hiqet emri i kontratës. Duke qenë se nuk e realizova, po merr hak. Unë kërkoj me insistim që të gjitha instancat, të hiqet sahati, të analizohet, të verifikohet, sepse kam dyshime që duhet të ketë ndërhyrje në saha”, shtoi ai.

Menjëherë Arben Jaupi u interesua tek OSHEE, ku i thanë se i ka në matës ato, që ka harxhuar, ndaj duhet të lidhë akt-marrëveshje për rinovim kontrate, duke paguar 10 mijë Lekë në muaj për 78 vjet.

“Ata nuk reaguan, më thanë që duhet të bësh një akt-marrëveshje për rinovim kontrate për të bërë një pagesë 111 milionë shuma totale, me 10 mijë lekë në muaj për 78 vjet. Unë jam 60 vjeç. Deri në 2078 i bie të shkoj 148 vjeç. Ishalla rroj. Nëse është Stopi me jetëgjatësi shpresën tek ju”, tha ai.

Në Zyrën e Kujdesit për klientin gazetaren e çojnë te dega e shitjes, ku sërish nuk japin informacion. Gazetarja pyet faturistin dhe ai thotë se është lexuar jo me 5, por me 6 shifra matësi. Po si është lejuar ky mbifaturim, askush nuk jep shpjegim.

Faturisti: Unë jam lexues. Ajo faturë, janë ca matësa që janë me 6 shifra, janë ca matësa me 5 shifra. Kur është kuadrati i bardhë dhe i kuq nuk lexohet, kur është i zi lexohet.

Gazetarja: Çfarë ka ndodhur me rastin sipas teje?

Faturisti: Lexuesi i parë ka lexuar me 5 shifra si familjar, kur ka ardhur ky i dyti e ka futur 6 shifra, por i thonë tek 10 mijëshja shkon ajo. Nëse ka qenë 1000, shkon 90 mijë kilovat. Kështu i ka shkuar atij.

Denoncuesi iu drejtua policisë, Stopit dhe OSHEE për të komunikuar me ish-bashkëshorten e tij dhe për t;u futur në shtëpi që të merrej matësi.

“Kërkoj që zonja të hapë dera, se do na shkojë më gjatë. Ose zonja të hapë derën, ose le të rrijë aty dhe të paguajë borxhet e OSHEE-së”, tha denoncuesi.

Por zonja nuk ka pranuar më parë që të vijë.

Gazetarja: Tek emisioni jonë ka ardhur të ankohet ish-bashkëshorti juaj sa i përket çështjes së mbifaturimit.

Qytetarja Edlira Kerri: Problemi nuk është gabimi im, sepse faturistët që kanë hyrë dhe kanë dalë nuk e kanë marrë me 5 shifra, por me 6.

Gazetarja: Ne kërkojmë bashkëpunimin tënd që brenda mundësive të tregohesh e gatshme që të hapësh të paktën derën sepse nuk mund të hymë dot tek një banesë që mund të ketë gjërat e tua personale.

Qytetarja Edlira Kerri: Dëgjo a të them diçka?

Gazetarja: Të bëhet leximi i matësit zonjë.

Qytetarja Edlira Kerri: Odeta të lutem, ishbashkëshorti po e kërkon me dhunë të hapi atë derë apo jo? Ai ka dy urdhra mbrojtjeje, nëse mua do të më afrohet ai përsëri, po ta bëj me dije, unë automatikisht edhe atë që s’është, do ta bëj, do të them ma bëri, më preku.

Gazetarja: Po flasim për matësin. Nuk dua të merrem me konfliktin që ti ke me Arbenin zonjë.

Qytetarja Edlira Kerri: O zemër, po prit të flas, njëkohësisht më keni marrë, ti më more sot, dje më mori Policia. Më ka bërë denoncim në Polici. Çfarë është kjo gjë kështu? Çfarë kam bërë? Çfarë kam vjedh?

Gazetarja: Moj zonjë duhet të vish, ai duhet të verifikojë matësin, nuk mund ta mbash peng, kupton sepse fatura është në emër të Arbenit.

Qytetarja Edlira Kerri: Nuk e kam mbajt peng, por ai do të mbajë shtëpinë.

Gazetarja: Zonjë nuk duam të marrim shtëpinë, por matësin, ta analizojmë. Ta lemë të hënën që të bëhet procedura, mos bëhemi pengesë.

Qytetarja Edlira Kerri: Po, po, padiskutim moj! Ama unë për të vjedhur, nuk kam vjedhur! Jam e qetë për këtë gjë! Jam në rregull!



Ju sugjerojmë

Costa: Nevojitet ulja e tensioneve për t’i hequr masat e BE-së ndaj Kosovës
Rajoni

Costa: Nevojitet ulja e tensioneve për t’i hequr masat e BE-së ndaj Kosovës

14 Maj, 2025 10:09 pm
Mbeti pa mandat deputeti, Spaho njofton largimin nga politika
Politikë

Mbeti pa mandat deputeti, Spaho njofton largimin nga politika

14 Maj, 2025 9:55 pm
Mashtron 91-vjeçarin, i merr paratë e hipotekës dhe zhduket pa bërë aplikimin
Aktualitet

Mashtron 91-vjeçarin, i merr paratë e hipotekës dhe zhduket pa bërë aplikimin

14 Maj, 2025 9:41 pm
Berisha ‘porosi’ drejtuesve politikë: Dokumentoni grabitjen e votës!
Politikë

Berisha ‘porosi’ drejtuesve politikë: Dokumentoni grabitjen e votës!

14 Maj, 2025 9:25 pm
Berisha: Bandat vepruan në 10 qarqe për të sjellë në Parlament 30 deputetë të PS!
Politikë

Berisha: Bandat vepruan në 10 qarqe për të sjellë në Parlament 30 deputetë të PS!

14 Maj, 2025 9:17 pm
Zgjedhjet e 11 Majit, Berisha: Vjedhja dhe korrupsioni u shndërruan në votë!
Kryesore

Zgjedhjet e 11 Majit, Berisha: Vjedhja dhe korrupsioni u shndërruan në votë!

14 Maj, 2025 9:06 pm
Mbledhja në selinë blu, drejtuesit e qarqeve komentojnë humbjen e PD: Na vodhi Rama!
Kryesore

Mbledhja në selinë blu, drejtuesit e qarqeve komentojnë humbjen e PD: Na vodhi Rama!

14 Maj, 2025 8:49 pm
“Nga ora 06:00-18:00 ndalohen automjetet dhe këmbësorët”,ja zona më e bllokuar nesër
Aktualitet

“Nga ora 06:00-18:00 ndalohen automjetet dhe këmbësorët”,ja zona më e bllokuar nesër

14 Maj, 2025 8:20 pm
Rama rendit objektivat e mandatit të katërt:Aeroporte dhe hekurudha,pension 200 euro
Politikë

Rama rendit objektivat e mandatit të katërt:Aeroporte dhe hekurudha,pension 200 euro

14 Maj, 2025 7:55 pm
Partitë e reja në Kuvend, Rama: I përgëzoj, bënë beteja jo të lehta!
Politikë

Partitë e reja në Kuvend, Rama: I përgëzoj, bënë beteja jo të lehta!

14 Maj, 2025 7:46 pm
Para
Atentat me armë zjarri ndaj çiftit shqiptar në Greqi, humb jetën burri

Atentat me armë zjarri ndaj çiftit shqiptar në Greqi, humb jetën burri

Ngjarja në Shkodër/ Apeli i Luarasit: Shkoni te psikologu! Po të iku kokrra e grurit s’ka…

Ngjarja në Shkodër/ Apeli i Luarasit: Shkoni te psikologu! Po të iku kokrra e grurit s’ka…

Më 12 Maj Rama shkon në Greqi, Klosi: Kemi patur vetëm probleme teknike me sallën, me Greqinë s’kemi probleme zyrtare

Më 12 Maj Rama shkon në Greqi, Klosi: Kemi patur vetëm probleme teknike me sallën, me Greqinë s'kemi probleme zyrtare
















TE FUNDIT

Costa: Nevojitet ulja e tensioneve për t’i hequr masat e BE-së ndaj Kosovës

Costa: Nevojitet ulja e tensioneve për t’i hequr masat e BE-së ndaj Kosovës
14 Maj, 2025

Presidenti i Këshillit Evropian, Antonio Costa, ka thënë të mërkurën në Prishtinë se nevojitet ulja e tensioneve në veri të...

Lexo më shumë

Mbeti pa mandat deputeti, Spaho njofton largimin nga politika

Mbeti pa mandat deputeti, Spaho njofton largimin nga politika
14 Maj, 2025

Pas rezultatit të zgjedhjeve të 11 Majit, ku deputeti demokrat nuk arriti të siguronte votat e mjaftueshme për fituar edhe...

Lexo më shumë

Mashtron 91-vjeçarin, i merr paratë e hipotekës dhe zhduket pa bërë aplikimin

Mashtron 91-vjeçarin, i merr paratë e hipotekës dhe zhduket pa bërë aplikimin
14 Maj, 2025

Në emisionin “Stop” në Tv Klan është ankuar 91-vjeçari Bardhok Gjikola, i cili fillimisht ka pasur një problem me ndërtuesin,...

Lexo më shumë

Berisha ‘porosi’ drejtuesve politikë: Dokumentoni grabitjen e votës!

Berisha ‘porosi’ drejtuesve politikë: Dokumentoni grabitjen e votës!
14 Maj, 2025

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, mblodhi në seli drejtuesit politikë të qarqeve pas humbjes në zgjedhjet e 11 Majit....

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com