Dëshira për të pasur një iPhone të ri është bërë shkaku i shitjes së vajzës vetëm 18 ditëshe.
Ngjarja ka ndodhur në Kinë ku prindërit e vogëlushes e kanë shitur atë përmes një faqeje interneti për 23 mijë Yuan (rreth 3 mijë euro).
Sipas asaj që pohojnë mediat kineze prindërit nuk donin ta mbanin foshnjën për shkak të disa problemeve ekonomike dhe kishin vendosur ta shisnin.
Me paratë e shitjes, babai i vajzës ka menduar të blejë një ‘iPhone’ dhe një motoçikletë.