Autoritetet franceze kanë nisur hetimet, pasi një fëmijë 1 vjeç është gjetur i fshehur në një nga çantat e dorës të pasagjeres e cila kishte hipur në aeroplanin e Air France në Stamboll.
Disa pasagjerë, në gjysmë të rrugës për në Paris, kishin vërejtur se në çantë “diçka po lëvizte”, prandaj kishin njoftuar stafin e avionit të bënin verifikimet.
Kompania ajrore franceze përmes një deklarate bëri të ditur se një fëmijë 1 vjeçar, i shoqëruar nga një femër e rritur, të hënën në fluturimin Air France 1892 nga Stambolli në Paris, nuk ka pasur biletën e duhur.