Në Lezhë zbulohet mënyra e rrallë për të futur drogë në burg. Pëllumbi me 3 qese që kishin brenda 30 deri në 45 gram lëndë narkotike të lidhur në qafë ka vënë në lëvizje strukturat policore.
Pas konstatimit të rastit u njoftua komisariati i Policisë së Lezhës dhe SHKB për hetime të mëtejshme. Mund të thuhet se është një gjetje kjo nga ai që ai e ka menduar një mënyrë të tillë, në kushtet që në burgje siguria është tepër e lartë. Në të shumtën e rasteve, familjarë që janë munduar të fusin drogë në burg për të afërmit janë kapur nga policia./ Panorama.al