Mbi 25 mijë tifozë “kuqezi” do të ndjekin nga shkallët e stadiumit sfidën përfundimtare Rumani-Shqipëri.
Lioni me shumë gjasa pritet të pushtohet nga mijëra tifozë shqiptarë të ardhur nga të gjitha anët e botës.
Të dhënat e fundit që vijnë nga Franca në stadium do të marrin pjesë për të ndjekur ndeshjen e fundit të Kombëtares në grup, mbi 25 mijë tifozë.
Lioni është kthyer në pikën e re të grumbullimit të mbështetësve kuqezi, të cilët kanë filluar festën e tyre që në natën e të shtunës, siç e tregojnë edhe videot amatore të tifozëve.
Kjo festë ka vijuar edhe gjatë ditës së sotme ku mijëra tifozë shqiptarë po popullojnë rrugët e Lionit.
Qytetarët vendas francezë, e kanë vlerësuar lart kulturën e tifozëve shqiptar.