Mesa duket një arbitër në Suedi nuk i vlerëson nevojat natyrale të trupit. Adam Lindin Ljungkvist i Pershagan SK është përjashtuar nga fusha e lojës për shkak të gazrave të lëshuar gajtë ndeshjes, sipas gazetës suedeze Aftonbladet. Teksa po luanin ndeshjen kundër Jarna Sk, 25 vjeçari është përjashtuar për shkak të “sjelljes anti-sportive”. “Ishte një karton i kuq i çuditshëm. Edhe vetë nuk po e besoj. Kisha probleme me stomakun dhe në minutën e fundit të ndeshjes lëshova një pordhë. Arbitri më tregoi një karton të verdhë, më pas të kuqin.”
“Ishte kartoni i dytë i verdhë. U mërzita shumë me arbitrin, dhe nuk mu besua ajo që kishte ndodhur. Mbase ka menduar se unë e lëshova në drejtim të kundërshtarit, por të provokosh dikë në atë mënyrë do të ishte shumë e çuditshme.” Ekipi i Ljungkvist humbi ndeshjen me rezultatin 5:2, por kartoni i tij i kuq nuk ndikoi aspak. Gjithsesi, vendimi i gjyqtarit do të hyjë në histori si kartoni i kuq më i çuditshëm.