Deputeti demokrat Ervin Salianji ka reaguar në lidhje me ndarjen nga jeta të ish-kolegut të tij, Gerti Bogdani.
Salianji shprehet se ikja e tij e parakohshme ishte një lajm tronditës, ndërsa e kujton si një nga djemtë më të mirë në PD.
Gjithashtu, deputeti demokrat i shpreh ngushëllime bashkëshortes dhe familjes së Bogdanit.
“E pabesueshme, kjo ikje pa kohë Gert!
Tronditës lajmi për ndarjen e parakohshme nga jeta i mikut dhe ish-kolegut Gerti Bogdani. Një nga djemtë më të mirë në Partinë Demokratike, një nga të rinjtë më energjik dhe kontributor i palodhur që nga Forumi Rinor dhe deri në Parlamentin e Shqipërisë!
Ngushëllime të sinqerta Edlirës, familjes dhe miqve! Prehu në paqe Gerti!”,-shkruan Salianji.