Policia kaliforniane njofton se ka gjetur në shtëpinë e çiftit vrasës që kreu masakrën e djeshme në San Bernardino, plot 12 armë eksploziv. Për fat të mirë keqfunksionimi i njërës prej telekomandave evitoi shpërthimin e një tubi-bombë në vendin e masakrës. Po kështu në shtëpinë e dy vrasësve u gjetën një arsenal i madh armësh midis të cilëve 5 mijë plumba.