TIRANE- Personi i dyshuar si grabitës i taksistit nën kërcënimin e armës është arrestuar vetëm pak orë pasi policia publikoi videon dhe ofroi shpërblim për informatorët. Burimet e policisë bëjnë të ditur se personi i shoqëruar është me iniciale E.B dhe punon si efektiv i forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë në komisariatin e Dragotit të qarkut të Gjirokastrës. Foto/ A është ky efektivi i FNSH që grabiti taksistin?