Një e mitur, 15 vjeçe ka mbaruar orën e gjashtë të mësimit në shkollën “Miti Zoi Zaka” dhe ka vendosur të takohet me 31-vjeçarin, Sh.P., nga fshati Xeng i Divjakës.
Ata ishin njohur nëpërmjet Facebook- ut dhe flisnin prej disa kohësh më njëri-tjetrin.
Kërkesa e të riut për ta takuar, ka joshur nxënësen e klasën së tetë. Dyshohet se 31 vjeçari e ka përdhunuar vajzën 15 vjeçare
Ditët e tjera në shkollë, në kushtet e tronditjes së fortë psikologjike, vajza ka humbur përqendrimin në mësime dhe gjendja e saj ka shkuar deri në atë pikë sa asaj i ka rënë të fikët disa herë në klasë. Prindërit kanë denoncuar përdhunimin në polici.