E ngarkuara me punë e SHBA, Nancy VanHorn po zhvillon takim me ministrin e Brendshëm, Ervin Hoxha.
Ende nuk janë bërë publike arsyet e kësaj vizite.
Takimi i ministrit Ervin Hoxha me të ngarkuarën me punë të SHBA sapo ka nisur dhe pritet një deklaratë zyrtare lidhur me temat e diskutuara.
Diplomatja amerikane VanHorn ka shkuar në zyrën e ministrit të Brendshëm një ditë pas prangosjes së Ilir Metës, i cili u arrestua në zonën e Kthesës së Kamzës në kryeqytet teksa udhëtonte me makinë.