E Ngarkuara me Punë e SHBA në Tiranë, Nancy VanHorn ishte ditën e sotme në ambjentet e SPAK ku zhvilloi një takim me kreun e këtij institucioni Altin Dumani.
Në postimin e ambasadës amerikane në mediat sociale, sqarohet se VanHorn ka shprehu në takim admirimin e SHBA për punën e palodhur të SPAK.
Postimi i plotë:
E Ngarkuara me Punë Nancy VanHorn u takua sot me Drejtuesin e SPAK-ut Altin Dumani dhe Drejtuesin e Seksionit Kundër Korrupsionit në SPAK, Klodjan Braho, të cilët janë të përkushtuar në luftën kundër krimit të organizuar, korrupsionit dhe pandëshkueshmërisë në Shqipëri.
Znj. VanHorn shprehu admirimin e Shteteve të Bashkuara për përpjekjet e palodhura të SPAK-ut dhe i nxiti ata të vazhdojnë punën e tyre të guximshme dhe të udhëhequr nga integriteti.
Ajo theksoi se SPAK dhe institucionet e pavarura të Shqipërisë kanë mbështetjen e plotë të Shteteve të Bashkuara në misionin e tyre për popullin shqiptar, duke shtruar rrugën e Shqipërisë drejt anëtarësimit në BE.