E ngarkuara me punë e Ambasadës Amerikane në Tiranë, Nancy Vanhorn po zhvillon një vizitë në SPAK.
Ajo ka mbërritur në ambjentet e SPAK rreth mesditës së sotme.
Detajet konkrete të takimit ende nuk janë bërë të ditura.
Kujtojmë se SHBA në çdo takim me institucione të ndryshme ka mbështetur luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar në Shqipëri.