Pasi ka dalë nga komisioni i hetimit të imuniteti ish ministri i Brendshëm Saimir Tahiri është pritur nga dhjetra simpatizantë të cilët e kanë shkuar atje në formë mbështetje për ish ministrin pikërisht në këto orë të vështira.
Menjëherë pasi Tahiri doli nga Kryesia e Kuvendit, një e moshuar shkoi dhe me entuziazëm përqafuar Tahirin, shkruan BalkanWeb, ndërsa nuk i ka kursyer atij fjalë të ndjera; ‘Të keqen nëna jote o flori’. Me ndërhyrjen e gazetarëve e moshuara është larguar pak nga ish-ministri. /Opinion.al