Një grua e moshuar nga SHBA ka kontaktuar policinë duke u ankuar për fqinjët e saj pasi dëgjoi të ulërisnin “ISIS është i mirë”, ndërsa kryenin marrëdhënie seksuale.
Gruaja 82 vjeçare kontaktoi policinë e Wisconsin në SHBA me frikën se fqinjët e saj ishin bashkëpunëtorë të ISIS.
Por policët e këshilluan gruan që ajo të telefononte sërish nëse do ta dëgjonte sërish atë zë.
Historia shkaktoi diskutime e batuta në rrjetet sociale dhe mediat lokale.
“Njerëzit gjatë seksit shfaqin instikte agresive, e për rrjedhojë kanë nevojë të flasin në mënyrë të ndyrë”, komentoi një gazetar lokal.