Një 28-vjecar nga Skrapari po hetohet në gjendje të lirë pasi dyshohet se ka marrë peng në makinën e tij një vajzë 20-vjecare, dhe e ka detyruar të martoheshin.
Kallzimi është bërë nga vetë vajza me iniciale L.Sh, e cila akuzon L.T për vepën në fjalë.
NJOFTIMI I POLICISË
Më datë 05.08.2017, filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin: L.T 28 vjeç, banues në Skrapar, pasi në bazë të kallëzim të berë nga shtetasia L.Sh 20 vjeçe, banuese në Skrapar, dyshohet se shtetasi L.T e ka marrë me forcë pa dëshirën e saj në mjetin e tij dhe e ka shtrënguar për martesë. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat, për veprat penale “Heqja e paligjshme e lirisë” dhe “Shtrëngim apo pengim për të bashkëjetuar ose për të lidhur apo zgjidhur martesë”, parashikuar nga nenet 130 dhe110 të Kodit Penal.