Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

E mbijetuara e Holokaustit: Urrejtja sjell vetëm urrejtje

2025/01/28 at 10:42 AM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
E mbijetuara e Holokaustit: Urrejtja sjell vetëm urrejtje

Të mbijetuarit e Aushvicit përkujtuan 80-vjetorin e çlirimit të kampit të vdekjes dhe shprehën shqetësimin për rritjen e antisemitizmit dhe ksenofobisë në Evropë e më gjerë.

Kthimi te “muri i vdekjes” – ku u kryen shumë ekzekutime – mbetet një plagë ende e hapur për shumë të mbijetuar. Tova Friedman, një nga të mbijetuarat, kujtoi momentet e tmerrshme kur u nda nga babai i saj dhe u dërgua në kampin nazist të asgjësimit Auschwitz-Birkenau:

“Na ngarkuan në vagona bagëtish, burrat veçmas dhe gratë veçmas. U mbajta fort pas dorës së nënës sime në atë vagon të errët, ndërsa britmat dhe lutjet e aq shumë grave të dëshpëruara depërtonin në shpirtin tim dhe më ndjekin edhe kësaj dite.”

Tova Friedman është një nga të mbijetuarat e Holokaustit dhe një nga folëset kryesore të 80-vjetorit të çlirimit të kampit famëkeq nga forcat ruse. Me rastin e përkujtimit të kësaj dite, në Auschwitz ishin mbledhur jo vetëm të mbijetuar dhe të afërmit e tyre, por edhe shumë krerë shtetesh, mes tyre mbreti i Britanisë Karl III, presidenti francez Emmanuel Macron, kancelari Olaf Scholz dhe presidenti gjerman Frank-Walter Steinmeier, si dhe presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky.

Rritja e ksenofobisë – një shqetësim aktual 

Të mbijetuarit shprehën shqetësimin për rritjen e antisemitizmit dhe ksenofobisë në Evropë dhe më gjerë. Leon Weintraub, një mbijetues i Auschwitz-it, deklaroi:

“Ndjej dhimbje të thellë kur shoh në shumë vende evropiane, por edhe në Poloni, që njerëzit dalin në marshime haptazi me uniforma dhe parrulla naziste.”

Të mbijetuarit kujtuan përgjegjësinë që mbartin për të paralajmëruar: “Asokohe ishim viktima në një boshllëk moral,” tha Tova Friedman.

“Por kemi të gjithë një detyrim: jo vetëm për ta kujtuar, gjë që është shumë, shumë e rëndësishme, por edhe për të paralajmëruar se urrejtja gjeneron vetëm më shumë urrejtje, vrasje dhe më shumë vrasje.”

Presidenti gjerman Frank-Walter Steinmeier bëri thirrje që kujtesa për krimet dhe viktimat e nazizmit të mbetet gjallë.

”Kujtesa nuk njeh përfundim dhe përgjegjësia gjithashtu nuk duhet të ketë një vijë përmbyllëse,” tha Steinmeier, pas vizitës së tij në memorialin Auschwitz-Birkenau.

Steinmeier përmendi një rritje të sulmeve antisemitike në Gjermani, veçanërisht pas sulmit të Hamasit ndaj Izraelit në vitin 2023 dhe luftës që pasoi në Gaza.

“Asgjë nuk tregon më qartë se kujtesa nuk njeh fund dhe se përgjegjësia nuk duhet të ketë një përmbyllje,” theksoi ai.

Mbi një milion të vrarë

Kampi i përqendrimit në Auschwitz të Polonisë, ishte një nga kampet më famëkeqe të asgjësimit të Gjermanisë naziste. Midis viteve 1940 dhe 1945, u vranë rreth 1.1 milionë njerëz. Kampi u bë simbol i përndjekjes naziste ndaj hebrenjve. Më 27 janar 1945, të burgosurit e fundit, të cilët nuk u detyruan të merrnin pjesë në marshimet e vdekjes, u çliruan nga Ushtria e Kuqe Sovjetike.

Në vitin 2005, Kombet e Bashkuara shpallën 27 janarin si Ditën Ndërkombëtare të Përkujtimit të Holokaustit. Në Gjermani, kjo ditë përkujtimore për viktimat e nazizmit ishte shpallur që në vitin 1996 nga presidenti i atëhershëm Roman Herzog dhe u caktua më 27 janar. Parlamenti gjerman e përkujton këtë ditë të mërkurën, më 29 janar 2025 me një ceremoni solemne. /DW

Ju sugjerojmë

Mbyllet pa gola ndeshja Shqipëri-Serbi në “Air Albania”
Kryesore

Mbyllet pa gola ndeshja Shqipëri-Serbi në “Air Albania”

7 Qershor, 2025 10:49 pm
Përplasi me makinë turmën në Gjermani, lëndohen gruaja dhe vajza e autorit
Bota

Përplasi me makinë turmën në Gjermani, lëndohen gruaja dhe vajza e autorit

7 Qershor, 2025 10:38 pm
Sende nga tribuna për të disatën herë, gjyqtari paralajmëron pezullimin e ndeshjes
Kryesore

Sende nga tribuna për të disatën herë, gjyqtari paralajmëron pezullimin e ndeshjes

7 Qershor, 2025 10:17 pm
Hysaj fiton penallti,Manaj nuk shënon/Mbyllet pjesa e parë e ndeshjes Shqipëri-Serbi
Kryesore

Hysaj fiton penallti,Manaj nuk shënon/Mbyllet pjesa e parë e ndeshjes Shqipëri-Serbi

7 Qershor, 2025 9:43 pm
Tenton Mitaj drejt portës serbe,2 kartona…/Minutat e para të ndeshjes Shqipëri-Serbi
Kryesore

Tenton Mitaj drejt portës serbe,2 kartona…/Minutat e para të ndeshjes Shqipëri-Serbi

7 Qershor, 2025 9:13 pm
Shqipëri-Serbi, starton dueli i zjarrtë në “Air Albania”
Kryesore

Shqipëri-Serbi, starton dueli i zjarrtë në “Air Albania”

7 Qershor, 2025 8:49 pm
“Shqipëri-Serbi”, Fevziu: Ata kanë lojtarë më të mirë, por ne jemi një ekip solid
Kryesore

“Shqipëri-Serbi”, Fevziu: Ata kanë lojtarë më të mirë, por ne jemi një ekip solid

7 Qershor, 2025 8:34 pm
Formacioni ndaj Serbisë, Bulku: Zgjedhjet i bën trajneri,të gjithë janë të barabartë
Kryesore

Formacioni ndaj Serbisë, Bulku: Zgjedhjet i bën trajneri,të gjithë janë të barabartë

7 Qershor, 2025 8:21 pm
Shqipëri-Serbi, kuqezinjtë mbërrijnë në stadiumin “Air Albania”
Kryesore

Shqipëri-Serbi, kuqezinjtë mbërrijnë në stadiumin “Air Albania”

7 Qershor, 2025 7:42 pm
Sfida Shqipëri-Serbi/ Policia e Shtetit, plan të posaçëm masash. Rrugët që bllokohen
Kryesore

Shqipëri-Serbi, Silvinjo i shtang të gjithë/ Publikohen formacionet zyrtare

7 Qershor, 2025 7:23 pm
Para
U kapën në afërsi të një qendre tregtare duke shitur kokainë, arrestohen 3 persona në Tiranë

U kapën në afërsi të një qendre tregtare duke shitur kokainë, arrestohen 3 persona në Tiranë

E ardhmja e rrjetit TikTok në SHBA

Trump: Microsoft është në bisedime për blerjen e TikTok-ut

Sarandë/ Sherr me sende të forta, mbeten të plagosur dy persona

Në kërkim për plagosje, arrestohet 23-vjeçari në pikën kufitare të Muriqanit

TE FUNDIT

Mbyllet pa gola ndeshja Shqipëri-Serbi në “Air Albania”

Mbyllet pa gola ndeshja Shqipëri-Serbi në “Air Albania”
7 Qershor, 2025

Ka përfunduar ndeshja Shqipëri-Serbi, e cila u luajt ditën e sotme në stadiumin “Air Albania”. Shqipëria barazoi pa gola ndaj...

Lexo më shumë

Përplasi me makinë turmën në Gjermani, lëndohen gruaja dhe vajza e autorit

Përplasi me makinë turmën në Gjermani, lëndohen gruaja dhe vajza e autorit
7 Qershor, 2025

Një 48-vjeçar në Gjermani ka përplasur me automjet një turmë njerëzish, ku mbetën të lënduar gruaja dhe vajza e tij....

Lexo më shumë

Sende nga tribuna për të disatën herë, gjyqtari paralajmëron pezullimin e ndeshjes

Sende nga tribuna për të disatën herë, gjyqtari paralajmëron pezullimin e ndeshjes
7 Qershor, 2025

Është tensionuar sërish situata në fushë, në këtë pjesë të dytë të ndeshjes Shqipëri-Serbi. Teksa dy skuadrat po përballen në...

Lexo më shumë

Hysaj fiton penallti,Manaj nuk shënon/Mbyllet pjesa e parë e ndeshjes Shqipëri-Serbi

Hysaj fiton penallti,Manaj nuk shënon/Mbyllet pjesa e parë e ndeshjes Shqipëri-Serbi
7 Qershor, 2025

Është mbyllur pjesa e parë e ndeshjes Shqipëri-Serbi, e cila po luhet në stadiumin “Air Albania”. Minutat e pjesës së...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com