Namik Cukaj, 65 vjeç është ndaluar mëngjesin e sotëm nga policia, pasi akuzohet se ka konsumuar veprën penale të shfrytëzimit të prostitucionit dhe mbajtjes së lokaleve për prostitucion. Cukaj u ndalua nga Komisariati i Policisë nr. 1 Tiranë dhe ishte dënuar edhe më parë për “Shfrytëzim prostitucioni”.
Ndalimi i këtij shtetasi u bë pasi, gjatë kontrollit të ushtruar nga shërbimet e Komisariatit nr.1, në rrugën “Shyqyri Ishmi”, në një banesë e cila ishte përshtatur dhe kthyer në bazë prostitucioni, është gjetur e mbyllur në një dhomë shtetasja: M. C, 40 vjeçe, banuese në Durrës.
Nga hetimet rezulton se kjo shtetase shfrytezohej për qëllime prostitucioni pa deshirën e saj dhe nën presion duke ushtruar dhe dhunë fizike ndaj saj nga shtetasi Namik Cukaj për një periudhë kohore prej 1 muaj.
Ky shtetas i bënte presion dhe i çonte klient kësaj shtetaseje në këmbim të marrëdhënieve seksuale kundrejt pagesës prej 3 mijë Lekë të rinj.