Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

E mashtroi se njihte Komandantin e Gardës, i mori 5 milion lekë për ta punësuar

2016/02/27 at 8:57 PM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
E mashtroi se njihte Komandantin e Gardës, i mori 5 milion lekë për ta punësuar

Një i sapodiplomuar në Infermieri i ka dhënë një shumë prej 500 mijë lekësh të rinj një 46­vjeçari, që i ka premtuar se do ta punësonte në Gardën e Republikës.

Ky i fundit i ka garantuar vend pune, me pretendimin se kishte njohje me komandantin e Gardës, pasi punonte në këtë institucion.

Është dashur të kalojnë disa muaj, që i riu të kuptonte se “miku” i tij nuk do ta punësonte dhe për më tepër, as nuk ishte punonjës i Gardës.

Pasi nuk ka marrë paratë e tij mbrapsht, i riu O.C. e ka paditur Besnik Feimin për “mashtrim”. Gjykata e Tiranës përfundoi pak ditë më parë gjykimin ndaj tij. Ai u deklarua i fajshëm për akuzën e “mashtrimit” dhe u dënua me 2 vjet e 6 muaj heqje lirie.

I pandehuri Feimi nuk do të qëndrojë në burg, pasi Gjykata vendosi përfundimisht lënien e tij në liri me kusht për një periudhë dyvjeçare.

Gjatë gjykimit i pandehuri ka pranuar se i ka marrë shumën e parave, por jo për ta punësuar kallëzuesin. Sipas Feimit, paratë ia ka marrë për të hapur një biznes dhe nuk ka pasur mundësi financiare për t’ia kthyer.

Referuar vendimit të Gjykatës, në kallëzimin e tij O.C. ka pretenduar se para dy vjetësh, kur punonte në një lokal poshtë shtëpisë së tij, është njohur me të pandehurin Besnik Feimi, të cilit i ka thënë se po kërkonte punë.

I pandehuri i ka thënë se punonte në Gardën e Republikës si shofer dhe se nisur nga njohja që kishte me komandantin e Gardës, mund ta rregullonte atë me punë si infermier, meqenëse shtetasi O.C. kishte mbaruar shkollën për të.

I pandehuri i ka thënë se duhej të paguante 500.000 lekë. O.C. ka pranuar pasi ishte nevojtar për punë dhe i ka dhënë të pandehurit shumën e kërkuar në muajin qershor 2014, së bashku me dokumentet personale. I pandehuri i ka marrë paratë dhe i ka thënë se do ta njoftonte.

Sipas kallëzimit, duke kaluar shumë kohë dhe i pandehuri nuk po e njoftonte për punësim, ka marrë në telefon të pandehurin.

Ai i ka thënë se njoftimi do t’i vinte me postë në shtëpi. Pasi ka kaluar shumë kohë, O.C. ka filluar të dyshojë dhe ka shkuar te Garda e Republikës, ka kontaktuar me informacionin dhe i ka kërkuar të njoftonte të pandehurin Besnik Feimi.

Aty ka mësuar se në Gardë nuk kishte asnjë të punësuar me këtë emër. Menjëherë ai ka marrë në telefon të pandehurin dhe i ka thënë, pse më ke gënjyer, ai i ka thënë se e bëra për të mirën tënde.

Më pas, O.C. i ka kërkuar të pandehurit Besnik Feimi të nënshkruante një deklaratë noteriale para noterit për njohjen e detyrimit financiar në shumën 500.000 lekë.

I pandehuri e ka nënshkruar deklaratën, por i është shmangur vazhdimisht kallëzuesit për kthimin e shumës. Në këto rrethana, O.C. është ndjerë i mashtruar dhe ka bërë kallëzim në Polici.

Gjatë dëshmisë së tij në sallën e gjyqit, O.C. ka sqaruar se i kishte dhënë 500 mijë lekë Besnik Feimit me premtimin se do ta ndihmonte për punë.

“Kemi lidhur një deklaratë noteriale ku ai e njeh këtë detyrim, por justifikohet se nuk ka mundësi financiare. Të gjitha këto justifikime, shmangiet e tij nga takimi, mbyllja e telefonit më kanë bërë të dyshoj se Besniku po më mashtronte”, është shprehur kallëzuesi./ Panorama.al

Ju sugjerojmë

Kryesore

15 Maj, 2025 9:04 am
Zgjedhjet 2025/Vijon numërimi i votave për kandidatët,PS udhëheq me 83 mandate,PD 50
Kryesore

Vijon numërimi i votave preferenciale dhe diasporës, PS kryeson me 83 mandate, PD 50

15 Maj, 2025 8:52 am
Samiti i Komunitetit Politik Europian, akset rrugore që bllokohen ditën e sotme
Aktualitet

Samiti i Komunitetit Politik Europian, akset rrugore që bllokohen ditën e sotme

15 Maj, 2025 8:46 am
Rama: Falenderimi kurrë s’mjafton për privilegjin e gjithë këtij besimi
Aktualitet

Rama: Falenderimi kurrë s’mjafton për privilegjin e gjithë këtij besimi

15 Maj, 2025 8:29 am
Fundi i Shtatorit mbyllet me temperatura mbi 30 gradë
Aktualitet

Parashikimi i motit sot, 15 Maj 2025

15 Maj, 2025 8:21 am
Horoskopi, 1 shtator 2023
Aktualitet

Horoskopi për ditën e sotme, 15 maj 2025

15 Maj, 2025 8:13 am
Videot e Zegjine Çaushit për Bardhin, Balluku: Është luftëtare!
-U tha në Opinion

Videot e Zegjine Çaushit për Bardhin, Balluku: Është luftëtare!

14 Maj, 2025 11:14 pm
Akuzat për vjedhjen e votës së diasporës, Topalli: E kam parë me sytë e mi që…
-U tha në Opinion

Akuzat për vjedhjen e votës së diasporës, Topalli: E kam parë me sytë e mi që…

14 Maj, 2025 11:05 pm
Presion ndaj administratës? Balluku në ‘Opinion’: Nuk i njoh drejtorët e Fierit!
-U tha në Opinion

Presion ndaj administratës? Balluku në ‘Opinion’: Nuk i njoh drejtorët e Fierit!

14 Maj, 2025 10:47 pm
‘Përplasje’ te Parku Olimpik për votën e diasporës? Balluku: Lapaj kërkoi rinumërim
-U tha në Opinion

‘Përplasje’ te Parku Olimpik për votën e diasporës? Balluku: Lapaj kërkoi rinumërim

14 Maj, 2025 10:38 pm
Para
Një aeroplan i fundosur në fund të një liqeni?! Ja misteri i imazheve që trembi amerikanët

Një aeroplan i fundosur në fund të një liqeni?! Ja misteri i imazheve që trembi amerikanët

Tentoi të pastronte 640 mijë euro çeqe, ja se si italiani përdori Shqipërinë

Tentoi të pastronte 640 mijë euro çeqe, ja se si italiani përdori Shqipërinë

Këshilla seksi/ 50 aktore femra tregojnë si mund ta bëni tuajën një femër

Këshilla seksi/ 50 aktore femra tregojnë si mund ta bëni tuajën një femër

Please login to join discussion

TE FUNDIT

15 Maj, 2025

Zgjedhjet parlamentare të majit 2025 treguan se numri i votuesve brenda vendit u reduktua me 200 mijë persona në krahasim...

Lexo më shumë

Vijon numërimi i votave preferenciale dhe diasporës, PS kryeson me 83 mandate, PD 50

Zgjedhjet 2025/Vijon numërimi i votave për kandidatët,PS udhëheq me 83 mandate,PD 50
15 Maj, 2025

Vijon ende numërimi i votave të diasporës, si dhe votave për kandidatët për deputetë në ato bashki ku nuk ka...

Lexo më shumë

Samiti i Komunitetit Politik Europian, akset rrugore që bllokohen ditën e sotme

Samiti i Komunitetit Politik Europian, akset rrugore që bllokohen ditën e sotme
15 Maj, 2025

Policia ka njoftuar planin e masave për mbarëvajtjen e Samitit të Komunitetit Politik Europian. Blutë kanë bllokuar disa akse rrugore...

Lexo më shumë

Rama: Falenderimi kurrë s’mjafton për privilegjin e gjithë këtij besimi

Rama: Falenderimi kurrë s’mjafton për privilegjin e gjithë këtij besimi
15 Maj, 2025

Kryeministri Edi Rama ka publikuar fotot nga fjalimi i fitores që mbajti pasditen e së mërkurë në Sheshin ‘Skënderbej’, pas...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com