Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

E majta është sëmurë që kur imiton të djathtën

2017/08/16 at 1:47 PM
në Aktualitet, Bota, Te Fundit, Unë shkruaj
Kohë leximi: 4 min
A A
E majta është sëmurë që kur imiton të djathtën

Nga Emiliano BRANCACCIO 


Idetë socialiste hynë në krizë, pasi qeveritë e majta aplikuan në ekonomi rregullat e liberalëve. Ndërsa tani progresistët rrezikojnë të zhduken nën tentativën (përpjekjen) për të imituar një tjetër të djathtë, atë ksenofobe.

Rënia e partive socialiste evropiane në këto muaj është subjekt i interpretimeve të reja. Pas daljes nga moda të idesë Blair-iane, të obsolencës së socialdemokracisë dhe të domosdoshmërisë së një “rruge të tretë”, duket sikur kohët e fundit po përhapet një tjetër teori e përbashkët: E majta është në krizë sepse pasi hyri në qeveri, filloi të zbatonte politikat e të djathtës. Dhe me goxha zëll, mund të shtojmë.

* * *

E konsiderojmë ne të tillë mënyrën e tregut të punës, një pjesë e majme e reformave që kanë kontribuar në rritjen e pasigurisë në Europë ka ardhur si pasojë e qeverive me frymëzim socialist. Në shumë vende, përfshirë këtu Italinë dhe Gjermaninë, është konstatuar që rënia më e rëndësishme e indekseve për mbrojtjen e punës e llogaritur sipas OCSE-së, ka ndodhur aty ku ka pasur mazhorancë socialiste. Me çfarë rezultatesh? Kërkimet shkencore për aq sa i përkasin këtij fenomeni kanë treguar (bërë të qartë) që kjo lloj reforme nuk ndihmon aspak në rritjen e punësimit. Pa pasur aspak si qëllim për të kundërshtuar profesionistët e “Jobs Act”, kjo dëshmi është tashmë e njohur edhe nga institucionet ndërkombëtare favorizuese përkundrejt liberalizimit të punës.

World Economic Outlook 2016 i Fondit Monetar Ndërkombëtar dhe Employment Outlook 2016 i OCSE kanë pranuar që politika e fleksibilitetit në kontrata nga të dhënat statistikore, ka treguar,  se nuk sjellë efekte sinjifikative (të rëndësishme) në punësim.

Kërkimet më të fundit të Fondit Monetar dhe enteve të tjera kanë demonstruar që mbrojtja e pakët e punës është e lidhur në mënyrë të drejtpërdrejtë me rritjen e indeksit të pabarazisë në të ardhurat ekonomike.

Përballë këtyre evidencave (provave) mund të themi se nuk është shfaqur asnjë dyshim nga ana e udhëheqësve socialistë, të cilët kanë promovuar politika të tilla. Shumica, në fakt, ende argumentojnë vlefshmërinë e zgjedhjeve të tyre.

Një shembull tjetër ka të bëjë me privatizimin. Një sasi e konsiderueshme e shitjeve shtetërore gjatë çerekshekullit të fundit në Europë është bërë nga qeveritë e majta, duke përfshirë edhe ato italiane. Aktorët kryesor të gjithë kësaj vendimmarrjeje, në debatin politik,  janë justifikuar me heqjen dorë nga privatizimi i bazuar në idenë e joefikasitetit të ndërmarrjeve publike. Gjithsesi, literatura, nuk ka prova të mjaftueshme empirike për të vërtetuar këtë gjë. 

OCSE, një ndër institucionet më kundërshtuese të pronësisë së shtetit, ka publikuar në vitin 2013 një studim që tregon se ndërmarrjet më të mëdha publike në listën e Forbes kanë regjistruar një lidhje midis fitimeve dhe të ardhurave shumë më të larta se kompanitë private. Nuk do të fillojmë të analizojmë këto studime apo të bëjmë një reflektim kritik mbi privatizimet e kaluara, po nënvizojmë faktin se udhëheqësit e partive socialiste ende duken te ankoruar  në besimet e tyre të vjetra dhe shfaqen të papërgatitur nga dallga e mëkëmbjes shtetërore pas krizës së 2008-ës.

Së fundi, le t’a konsiderojmë politikën e liberalizimit financiar si hapjen ndaj lëvizjeve ndërkombëtare të kapitalit.

Partitë socialiste kanë mbështetur pa hezitim masa të tilla. Përralla e globalizimit të kapitalit, si një faktor stabiliteti, paqeje dhe emancipimi social u bë një nga pikat themelore programore të këtyre forcave politike, dhe në një farë mënyre slogani kundërshton punëtorin ndërkombëtar.

Pas recesionit (kthimit pas) të madh në mbarë botën dhe krizës pasuese të eurozonës, edhe në raportet e Fondit Monetar Ndërkombëtar dhe të institucioneve të tjera në favor të liberalizimit të flukseve financiare u shfaq një shqetësim i madh në lidhje me efektet destabilizuese të lirisë së lëvizjes ndërkombëtare të kapitalit. Liderët socialist, gjithsesi dukeshin të çorientuar nga rryma e re dhe në një farë mënyre të paaftë për t’u përshtatur me ndryshimin interpretativ.

Gjatë kërkimit të vazhdueshëm për të gjetur një identitet të përputhshëm me karakterin e tyre, partitë socialiste kanë aplikuar recetat tipike të së djathtës liberale, pa i dhënë shumë rëndësi efekteve reale, e nganjëherë duke ushtruar një determinim akoma më të lartë sesa vetë institucionet që i kanë krijuar fillimisht.

Tendenca për të kopjuar si majmuni kundërshtarin politik nuk limitohet vetëm tek rivaliteti i liberalëve. Faktikisht ekziston një tjetër tundim që karakterizon propagandën më të re të qeverisë  së majtë europiane e që, herë herë, vihet re edhe tek sloganet e forcave politike të udhëhequara nga Corbyn e Melenchon, që shfaqin haptazi kritika kundrejt apologjive të vjetra të tregut të lirë.

Ky është tundimi për të kopjuar një të djathtë të re, atë ksenofobe, pikërisht mbi temën e emigracionit.

Sinjalet e kësaj forme të re të kamaleonizmit mund të vihen re edhe në Itali, ku më shumë dhe më shpesh Partia Demokratike rrëshqet në drejtim të kërkesave më të parëndësishme kundër emigracionit dhe shpeshherë e ashtuquajtura e majtë radikale nxit ksenofobinë dhe pretendon të justifikohet me idenë se emigrantët kontribuojnë në uljen e pagave dhe kushteve të jetesës së punëtorëve aktivë. Edhe në këtë rast, janë thuajse të pavlefshëm dëshmitë shkencore që vërtetojnë se nuk ekziston një lidhje shkakësore ndërmjet emigracionit dhe kriminalitetit dhe aq më tepër, ndikimi modest i migrimit në dinamikën e pagave.

Duke pasur parasysh se edhe argumenti tjetër që thotë se emigrantët janë një gjë thelbësore për sistemin e pensioneve paraqet mospërputhje të ndryshme logjike dhe empirike,  duhet arritur në konkluzionin se e majta, për sa i përket migracionit nuk bën gjë tjetër veçse hidhet sa nga një mashtrim në tjetrin.

Nën litarin e së djathtës liberale, e majta hyri në krizë, në bishtin e së djathtës ksenofobike e majta rrezikon të zhduket nga korniza e politika ndërkombëtare. E majta mund të lulëzojë vetëm nëse radikalizohet në kritikën shkencore të kapitalizimit, të ndërkombëtarizimit të punës dhe nën një ide që premton modernitet dhe progres social e civil.

L’Espresso

Shënim: OCSE = OCED Organizata për Kooperimin dhe Zhvillimin Ekonomik.

Etiketa: Emiliano BRANCACCIO


Ju sugjerojmë

9 vatra zjarri në 24 orët e fundit, në 4 qarqe vijon niveli i lartë i rrezikut
Aktualitet

9 vatra zjarri në 24 orët e fundit, në 4 qarqe vijon niveli i lartë i rrezikut

28 Qershor, 2025 10:23 am
Spektakël mode në Green Coast
Aktualitet

Spektakël mode në Green Coast

28 Qershor, 2025 9:57 am
Qeveria tejkalon në 10-mujor planin vjetor për bonusin e lindjeve
Aktualitet

Vetëm 9% e bonusit të bebeve u përdor për periudhën janar-prill 2025

28 Qershor, 2025 9:25 am
SHBA dhe Kina nënshkruajnë një marrëveshje tregtare për lehtësimin e tarifave
Bota

SHBA dhe Kina nënshkruajnë një marrëveshje tregtare për lehtësimin e tarifave

28 Qershor, 2025 9:12 am
Vijon faza e dytë e ndërhyrjes në shtratin e lumit Buna në zonën e Dajlanit
Aktualitet

Vijon faza e dytë e ndërhyrjes në shtratin e lumit Buna në zonën e Dajlanit

28 Qershor, 2025 9:01 am
Lini, vendbanimi 8-mijëvjeçar/ Gërmimet shqiptaro-zvicerane e konfirmojnë
Kryesore

Lini, vendbanimi 8-mijëvjeçar/ Gërmimet shqiptaro-zvicerane e konfirmojnë

28 Qershor, 2025 8:50 am
SHBA: A do të kufizohet e drejta e shtetësisë?
Bota

SHBA: A do të kufizohet e drejta e shtetësisë?

28 Qershor, 2025 8:40 am
Ngërçi në Kuvend/Liderët e partive politike takohen sot pas ftesës së Kurtit
Rajoni

Ngërçi në Kuvend/Liderët e partive politike takohen sot pas ftesës së Kurtit

28 Qershor, 2025 8:36 am
“Një në 50 shqiptarë në Britani janë në burg…”/Rama-deputetit britanik: Hipokrizi…
Aktualitet

“Një në 50 shqiptarë në Britani janë në burg…”/Rama-deputetit britanik: Hipokrizi…

28 Qershor, 2025 8:31 am
Parashikimi i motit, 5 Janar 2025
Aktualitet

Parashikimi i motit për sot, 28 qershor 2025

28 Qershor, 2025 8:13 am
Para
Lajm i mirë për Shqipërinë; përshpejtohet rritja e eurozonës dhe Italisë

Lajm i mirë për Shqipërinë; përshpejtohet rritja e eurozonës dhe Italisë

Vdes në mënyrë tragjike një sportiste pasi kishte konsumuar shumë proteina

Vdes në mënyrë tragjike një sportiste pasi kishte konsumuar shumë proteina

Skandal në Vlorë, vizatimet e mbesës së mitur zbulojnë ngacmimin seksual që i bënte gjyshi

Skandal në Vlorë, vizatimet e mbesës së mitur zbulojnë ngacmimin seksual që i bënte gjyshi
















TE FUNDIT

9 vatra zjarri në 24 orët e fundit, në 4 qarqe vijon niveli i lartë i rrezikut

9 vatra zjarri në 24 orët e fundit, në 4 qarqe vijon niveli i lartë i rrezikut
28 Qershor, 2025

Gjatë 24 orëve të fundit janë raportuar 9 vatra zjarri në pesë bashki: Tiranë, Durrës, Kavajë, Lezhë dhe Berat. Të...

Lexo më shumë

Spektakël mode në Green Coast

Spektakël mode në Green Coast
28 Qershor, 2025

Në një mbrëmje dedikuar bukurisë shqiptare, La Vista, lifestyle center në zemër të Green Coast, u shndërrua në një pasarelë...

Lexo më shumë

Vetëm 9% e bonusit të bebeve u përdor për periudhën janar-prill 2025

Qeveria tejkalon në 10-mujor planin vjetor për bonusin e lindjeve
28 Qershor, 2025

Ulet numri i bebeve që përfituan bonusin për periudhën janar -prill 2025, duke ndjekur tendencën rënëse të numrit të përfituesve...

Lexo më shumë

SHBA dhe Kina nënshkruajnë një marrëveshje tregtare për lehtësimin e tarifave

SHBA dhe Kina nënshkruajnë një marrëveshje tregtare për lehtësimin e tarifave
28 Qershor, 2025

Në mosmarrëveshjen tregtare me SHBA-në, Kina kishte vendosur tarifa drastike doganore për metalet e rralla. Kjo ndikoi edhe në kompanitë...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com