Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali, në seancën e sotme plenare, që vijon në normalitet, u shpreh se “rruga radikale nuk të çon askund”, duke iu referuar kaosit që opozita shkaktoi për më shumë se 5 muaj në Kuvend.
“Besoj se për çdo deputet është e qartë se me rrugën radikale nuk shkon askund. Është gjithmonë më mirë të ulesh dhe të gjesh fjalën, të biesh dakord qoftë dhe me atë që ke përballë. Nuk ishte nevoja të vinin ambasadorët dhe të shohin si ne ulemi.
Nuk kemi parë që kur ju ishin në qeveri, të diskutonit sistemin zgjedhor. Nuk mund të vish pas 18 vitesh dhe të thuash nuk jemi pjesë e këtij sistemi. Nuk mund të na akuzoni ne. Ne e ngritëm atë Komision”, -tha Spiropali.