Radhës së ndryshimit të emrave i shtohet edhe deputeti i qarkut të Lezhës, Armando Prenga.
Nga formulari i bërë publik në media, tregohet se deputeti Prenga e ka ndryshuar emrin kohë më parë, pasi fillimisht quhej Mondi.
Në formular, Prenga shprehet se nuk është dënuar asnjëherë më parë me vendim gjyqësor të formës së prerë si brenda dhe jashtë vendit.
Ndërsa në deklarimin se a ka qenë ndonjëherë i ndaluar apo i arrestuar, Prenga ka shënuar po pasi është arrestuar pas ngjarjes së ndodhur në Komisariatin e Laçit në shtator të vitit 2015.