Skuadra e Peruxhias i ka kërkuar Interit që të huazojë sulmuesin shqiptar Rei Manaj për sezonin e ardhshëm. Ekipi i Serisë B mendon se mund t’i japë futbollistit shqiptar hapësirën që ai meriton, meqë te zikaltrit nuk po luan me rregullsi
Por me sa duket Manaj nuk e pëlqen këtë destinacion të ri dhe e ka bërë të qartë nëpërmjet një komenti ironik në rrjetet sociale. “Lajme simpatike të merkatos”, ishte batuta e postuar nga futbollisti, i cili nuk arriti të bëhej pjesë e grumbullimit të kombëtares për Europianin.