Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

E kërkon gjysma e klubeve të famshme botërore. Kush është talenti që po çmend menaxherët?

2016/02/24 at 9:51 PM
në Aktualitet, Sport, Te Fundit
Kohë leximi: 4 min
A A
E kërkon gjysma e klubeve të famshme botërore. Kush është talenti që po çmend menaxherët?

Stadiumi “Jose Nasazzi” në Montevideo është një impiant tipik uruguajan. Shkallët e rrënuara janë të ndara nga fusha me disa rrjeta të lidhura me tela me gjemba.


Gazetarët zgjaten jashtë dritareve të ndërtesës së vogël, që ndodhet në tribunë, duke varur mikrofonat e tyre për të regjistruar zhurmat e tifozëve gjatë mbulimit të ndeshjes.

Një vend modest që ka përfunduar në radarët e klubeve më të mëdha të Europës, kohët e fundit.

Pse? Në atë stadium, sulmuesi i talentuar uruguajan Joaquin Ardaiz, ka bërë debutimin e tij në ekipin e parë dy javë më parë, duke u aktivizuar në pjesën e dytë të ndeshjes kundër Cerro.

Ardaiz mund të jetë 17 vjeç, por lista e klubeve që duan ta rekrutojnë përfshin Barcelona, Real Madrid, Manchester City, Liverpool dhe Porto.

Adoleshenti ka siguruar një vend në ekipin e parë të Danubio-s, një klub në veri të Montevideos, prej ku kanë dalë lojtarë si Jose Gimenez dhe Edinson Cavani.

Fillimi i tij ka qenë shumë i mirë, ndërsa ka realizuar golin e parë fundjavën e kaluar kundër El tanque Sisley në minutën e 94-t, duke fiksuar barazimin 3-3.

Ka qenë vetëm ndeshja e dytë e tij me ekipin e parë. Shtypi anglez dhe ai spanjoll e konsiderojnë atë “Luis Suarez i ri”, një krahasim që është i saktë vetëm për sa i takon prejardhjes së dy lojtarëve dhe faktit se janë të dy sulmues.

Mes të dyve nuk ka asnjë ngjashmëri për sa i takon stilit të lojës dhe ndryshe nga Suarez, që është transferuar në Montevideo për shkak të familjes, Ardaiz ka shkuar atje për shkak të futbollit.

Pasi ka befasuar të gjithë me ekipin e moshave në vendin e tij të lindjes, në moshën 13 vjeç ka pasur oferta nga klube të kryeqytetit. Në fund ka qenë Danubio ekipi që e bindi atë dhe familjen e tij, për shkak të historisë së suksesshme të akademisë dhe premtimit se do të kujdesej në çdo aspekt për Ardaiz.

Një vit pas kësaj lëvizjeje ai mori një ftesë nga gjigantët e Portugalisë, Porto, për të zhvilluar një test 20 ditor, gjatë të cilit ai la përshtypje shumë të mira aq sa klubi dërgoi vëzhgues ta ndiqnin atë në ndeshjet e të rinjve në Uruguaj.

Për shkak të interesimit që ka ardhur edhe nga klube të tjerë, duket se Ardaiz, i cili ka si menaxher anglezin Nick Maytum, ka vendosur të mos nxitohet në marrjen e një vendimi dhe t’i vlerësojë me kujdes të gjitha mundësitë.

Vitin e kaluar Ardaiz ka luajtur me ekipet Under 16 dhe Under 17 të Danubios, duke udhëhequr të parët drejt titullit, pas një goli individual të realizuar në finalen e luajtur pikërisht në stadiumin “Jose Nasazzi”.

Megjithatë, aventura me Under 17 ka qenë pak problematike. Pas një ndeshje me Liverpool (ekip uruguajan) në tetorin e kaluar, të dy ekipet e kanë mbyllur ndeshjen me sherr, ndërsa përleshja ka vazhduar edhe jashtë fushës.

Në një filmim të bërë me telefon mund të shikohet se Ardaiz është në qendër të sherrit, duke goditur kundërshtarët para se të tërhiqej nga stafi teknik i Danubio-s.

Asnjë detaj nuk është publikuar në lidhje me këtë incident, por ai ka qenë një nga katër lojtarët që ka marrë ndëshkimin më të rëndë nga klubi.

Ardaiz është një 9 moderne, në kuptimin se prania e tij fizike dhe aftësitë e tij e lejojnë atë që të mbulojë rolin e qendërsulmuesit pa pasur nevojë për mbështetjen e një sulmuesi tjetër.

“Erdha këtu si një numër 10 dhe më vonë, për shkak të fizikut tim, kam arritur të bëhem një numër 9”, ka thënë lojtari në një intervistë për “El Diario”.

Për moshën që ka, fiziku i tij është i jashtëzakonshëm. Edhe pse ka qenë gjithmonë i gjatë, në 18 muajt e fundit ai ka rritur ndjeshëm masën muskulore, deri në atë pikë sa kur bëri debutimin e tij kundër Cerro-s, nuk është vënë aspak në vështirësi nga ndërhyrjet e futbollistëve të tjerë profesionistë.

Loja e tij me kurriz nga porta është shumë e mirë. Ai e mbron shumë mirë topin, ka një kontroll të pastër dhe arrin t’i shmanget me lehtësi mbrojtësve.

Shtypi mund ta krahasojë me Suarez, por fuqia e tij, aftësitë dhe agresiviteti e bëjnë atë të ngjasojë më shumë me sulmuesin e Chelsea-it Diego Costa.

I vetmi problem është se Ardaiz mbështetet shpesh të fuqia e këmbës së tij të majtë dhe kjo rrezikon ta bëjë atë një lojtar të parashikueshëm.

Një tjetër aspekt që duhet monitoruar me kujdes është agresiviteti i tij. Për shkak të stilit të lojës ai duhet të jetë i aftë të durojë goditjet e pashmangshme që do t’i japin rivalët dhe nuk duhet të ndikohet psikologjikisht nga situata të tilla.

Siç ka treguar edhe incidenti i viti të kaluar kundër Liverpool, ai mund të jetë një lojtar që mund të mos arrijë të kontrollojë emocionet (tjetër ngjashmëri me Costa-n) dhe nervat.

Eduardo Pisoni, drejtues i Danubios, kur është pyetur në lidhje me ngjashmëritë mes tij dhe Suarez, ka thënë se: “Ardaiz është i madh gjithashtu, por ka një të majtë të jashtëzakonshme. Ai është një numër 9, një golashënues, i cili sapo ka mbushur 17 vjeç”.

Danubio zotëron 100% kartonin e tij dhe për këtë arsye nuk ka një presion të madh për ta shitur lojtarin siç do të ndodhte po të ishte edhe një palë e tretë e përfshirë.

Interesimi i hershëm i jep një avantazh Porto-s, por asnjë marrëveshje nuk është arritur. Menaxheri i tij anglez mund të jetë vendimtar në fund

“Ka shumë oferta”, ka thënë Pisoni për “El Pais”, kohët e fundit. “Marrin në telefon gjatë gjithë kohës dhe flasin shumë, por nuk ka asgjë konkrete”.

Për shkak se Ardaiz do të mbushë 18 vjeç janarin e ardhshëm, ka shumë mundësi që ai të qëndrojë me formulën e huazimit te Danubio, nëse do të arrihet një marrëveshje para asaj kohe me një klub tjetër.

Për sa i takon planeve afatgjata nuk ka dyshim se e ardhmja e tij do të jetë në Europë, e vetmja gjë që nuk dihet akoma është se cili ekip do të arrijë të sigurojë numrin 9 të së ardhmes.



Ju sugjerojmë

Fier/ Përplasen katër automjete, dy persona përfundojnë në spital
Aktualitet

Fier/ Përplasen katër automjete, dy persona përfundojnë në spital

29 Maj, 2025 7:10 pm
“Protestë kundër poshtërimit”, çfarë paralajmërojnë shqiptarët në Britaninë e Madhe
Bota

Mbretëria e Bashkuar shpreh shqetësim për mbylljen e institucioneve në veri

29 Maj, 2025 7:00 pm
“Kanë lidhje me Partinë Komuniste”, SHBA heq vizat për studentët kinezë
Bota

“Kanë lidhje me Partinë Komuniste”, SHBA heq vizat për studentët kinezë

29 Maj, 2025 6:38 pm
Kosovë/ 11 të arrestuar për ndihmë të kandidatëve për pajisje me patentë shoferë
Rajoni

Kosovë/ 11 të arrestuar për ndihmë të kandidatëve për pajisje me patentë shoferë

29 Maj, 2025 6:31 pm
Propozimi i SHBA-së për armëpushim në Gaza, Hamasi i zhgënjyer me disa nga kushtet
Bota

Propozimi i SHBA-së për armëpushim në Gaza, Hamasi i zhgënjyer me disa nga kushtet

29 Maj, 2025 6:11 pm
Dy gola secili, Messi dhe Suarez rikthejnë Inter Miamin te fitorja
Sport

Dy gola secili, Messi dhe Suarez rikthejnë Inter Miamin te fitorja

29 Maj, 2025 6:08 pm
Rusia akuzon Serbinë: Ka furnizuar me armë Ukrainën!
Bota

Rusia akuzon Serbinë: Ka furnizuar me armë Ukrainën!

29 Maj, 2025 5:55 pm
Gjykata Kushtetuese në Bosnje anulon ligjet “ruse” në Republikën Sërpska
Rajoni

Gjykata Kushtetuese në Bosnje anulon ligjet “ruse” në Republikën Sërpska

29 Maj, 2025 5:40 pm
Dua Lipa kundër ndihmës që Britania i jep Izraelit
InstaBIZ

Dua Lipa kundër ndihmës që Britania i jep Izraelit

29 Maj, 2025 5:36 pm
Lufta në Ukrainë, SHBA po shqyrton 500% taksë për shtetet që blejnë naftë nga Rusia
Bota

Lufta në Ukrainë, SHBA po shqyrton 500% taksë për shtetet që blejnë naftë nga Rusia

29 Maj, 2025 5:29 pm
Para
Video/ Portofoli i humbur prej 71 vitesh, i kthehet të zotit.

Video/ Portofoli i humbur prej 71 vitesh, i kthehet të zotit.

Ja si t’i ndihmoni fëmijët që të flasin sa më shpejt

Ja si t'i ndihmoni fëmijët që të flasin sa më shpejt

Trump për President? Cfare po ndodh me Ameriken?

Trump për President? Cfare po ndodh me Ameriken?

Please login to join discussion















TE FUNDIT

Fier/ Përplasen katër automjete, dy persona përfundojnë në spital

Fier/ Përplasen katër automjete, dy persona përfundojnë në spital
29 Maj, 2025

Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në lagjen “ Konferenca e Pezës” në Fier. Sipas informacioneve të...

Lexo më shumë

Mbretëria e Bashkuar shpreh shqetësim për mbylljen e institucioneve në veri

“Protestë kundër poshtërimit”, çfarë paralajmërojnë shqiptarët në Britaninë e Madhe
29 Maj, 2025

Ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar në Organizatën për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE), Neil Holland, ka shprehur shqetësim për...

Lexo më shumë

“Kanë lidhje me Partinë Komuniste”, SHBA heq vizat për studentët kinezë

“Kanë lidhje me Partinë Komuniste”, SHBA heq vizat për studentët kinezë
29 Maj, 2025

SHBA do të revokojë vizat amerikane për studentët nga Kina. Lajmin e ka bërë të ditur Sekretari Amerikan i Shtetit,...

Lexo më shumë

Kosovë/ 11 të arrestuar për ndihmë të kandidatëve për pajisje me patentë shoferë

Kosovë/ 11 të arrestuar për ndihmë të kandidatëve për pajisje me patentë shoferë
29 Maj, 2025

Policia e Kosovës njoftoi se njëmbëdhjetë persona janë arrestuar nën dyshim se kishin ndihmuar kandidatë të pajiseshin me patentë shoferë,...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com