Matthijs de Ligt, një ndër emrat më të lakuar të merkatos së verës, ka marrë vendimin se ku do e vijojë karrierën e tij.
Pavarësisht se kërkohet nga skuadra të rëndësishme si PSG, Barcelona e Juventus, ai ka vendosur që t’i qëndrojë besnik Ajaxit.
De Ligt ka zbritur në fushën e blertë paraditen e sotme, duke nisur stërvitjen me ekipin e tij, Ajax në prag të nisjes së sezonit të ri.
Gjithsesi, jo gjithçka është mbyllur për transferimin e tij, pasi javën e ardhshme petitet një vendim përfundimtar i lojtarit dhe klubit me të cilin ai aktivizohet./ Opinion.al E.Xh.