Duket se kërcënimet përmes telefonit dhe rrjeteve sociale janë kthyer në modë, për ata që duan të përfitojnë duke kanosur se në të kundërt të publikojnë disa fotot të tuat që i kanë në duar.
Por kur shpesh kemi dëgjuar se kanë qenë vajzat dhe kryesisht adoleshente që janë kërcënuar se do u publikohen fotot intime, këtë herë ka ndodhur e kundërta.
Nuk bëhet fjalë as për një vajzë, as për punë adoleshentësh. Është një 31vjeçar nga Erseka i cili ka kallëzuar në polici një mesazh të ardhur në inboxin e Facebook, në aplikacionin “Messenger”.
Atij i kërkohen 500 euro, e nëse nuk i dorëzon, do t’i publikojnë disa fotografi intime.
Policia ka nisur punën për identifikimin e kërcënuesit, dhe kapjen e tij, pasi mesazhi ka ardhur nga një profil fals në Facebook./ Panorama.al