Mamanë e Leandrës dhe ish partneren e Noizyt të gjithë jemi mësuar ta shohim vetëm në tatuazh në njërin krah të këngëtarit, derisa ky i fundit vendosi që ta hiqte përfundimisht atë vetëm pak ditë më parë, shkruan opinion.al.
Mirëpo ajo është femra e parë që Noizy e ka dashur sa për vite me radhë mbajti fytyrën e saj si tatuazh. Ajo tani jeton bashkë me Leandrën në Londër , por marrëdhënia me Noizyn ka përfunduar prej vitesh, ata i lidh vetëm vajza e tyre.
Kjo është foto e parë që po qarkullon në mediat on line, ku Noizy shihet me ish partneren, me të cilën sot ka një vajzë 6 vjeçare, Leandrën. Foto është publikuar në faqen e hapur me emrin e Noizyt nga fansat e tij. /Opinion.al