Deputeti socialist Eduart Ndocaj deklaron se është kërcënuar nga vëllai i ish-deputetit Arben Ndoka, Xhevahir Ndoka.
Përmes një statusi në facebook, Ndocaj sqaron se telefonata kërcënuese ka ardhur pas deklaratës së tij lidhur me problematikat që ka organizimi i Ps në Lezhë.
Në deklaratë thuset se “ Ndocaj është kërcënuar me jëtë për shkak të detyrës”.
Sipas Ndocajt, politika dhe mafia në Shqipëri janë bërë një.
Ai njofton se ka vënë në dijeni për këtë kërcënim Kryeministrin Rama.
“Pas telefonates kercenuese, z. Ndocaj ka biseduar me vellaun tjeter te Arben Ndokes, Sander Noka, i cili konfirmoi linjen e vellaut kercenues duke argumentuar se: “nuk kam cte bej, sepse e ke mbushur kupen”, thuhet në deklaratë.