Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

E kanosin dhe i marrin 10 mijë euro, arrestohen 2 persona

2017/08/21 at 9:15 AM
në Aktualitet, Kronikë, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
E kanosin dhe i marrin 10 mijë euro, arrestohen 2 persona

Dy persona janë arrestuar në flagrancë nga Policia pasi kanë grabitur me dhunë shtetasin me inicialet R.S dhe i kanë marrë një shumë monetare të konsiderueshme. Po ashtu Policia ka shpallur në kërkim edhe një tjetër person i cili duket se i ka ndihmuar dy të parët. 10 mijë euro ka qenë shuma e grabitur. Pas arrestimit Policia ka arritur të marrë edhe pjesën më të madhe të shumës dhe ja ka dorëzuar shtetasit R.S

Njoftimi i plotë i Policisë

Më datë 20.08.2017, Specialistët e Komisariatit të Policisë Nr. 6, në bashkëpunim me Sektorin për Krimet e Rënda, Forcën e Posaçme Operacionale në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë dhe Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, kanë finalizuar me sukses operacionin “Diamantët”, në kuadër të të cilit janë arrestuar në flagrancë shtetasit:

– Enea Duraj, 26 vjeç, lindur në Kuçovë dhe banues në Tiranë

– Renato Toska, 28 vjeç, lindur në Ballsh dhe banues në Tiranë

Gjithashtu është bërë shpallja në kërkim e shtetasit:

– E. H., 31 vjeç

Pas një pune hetimore profesionale për hetimin e ngjarjes së ndodhur më datë 19.08.2017, ku shtetasit e sipërpërmendur dyshohet se kanë grabitur me dhunë shtetasin R. S., në vendin e njohur si Yrshek, Tiranë, ku i kanë marrë një sasi monetare dhe disa sende të cilat ky shtetas i mbante në çantë, ka rezultuar se:

Nga hetimi me metoda speciale, rezultoi se këta shtetas, më pas e kanë kanosur shtetasin R. S., me qëllim përfitimin e shumës monetare prej 10 000 Euro.

Në momentin e ndërhyrjes nga Forca Operacionale, janë konstatuar shtetasit Enea Duraj dhe Renato Toska, të cilët janë arrestuar në kohën e dorëzimit të kësaj shume monetare.

Gjatë kontrollit u janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale, shuma monetare prej 5000 Euro dhe 300 000 Lekë të reja, të cilat i janë vënë në dispozicion nga shtetasi R. S.

Materialet proceduriale iu kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprën penale “Vjedhja me dhunë” e kryer në bashkëpunim dhe “Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë”, parashikuar nga Nenet 139-25 dhe 109/b të Kodit Penal. /opinion.al

Ju sugjerojmë

“Fati e desh të mos isha në varrim”, Fevziu: Ky emision i dedikohet Artan Lames!
-U tha në Opinion

“Fati e desh të mos isha në varrim”, Fevziu: Ky emision i dedikohet Artan Lames!

27 Maj, 2025 11:12 pm
Çifti Macron mbërrin i kapur dorë për dore në Indonezi
Bota

Çifti Macron mbërrin i kapur dorë për dore në Indonezi

27 Maj, 2025 10:19 pm
SHBA ndalon rekomandimin e vaksinës anti-Covid për fëmijët dhe gratë shtatzëna
Bota

SHBA ndalon rekomandimin e vaksinës anti-Covid për fëmijët dhe gratë shtatzëna

27 Maj, 2025 10:17 pm
Francë/ Miratohet ligji për “vdekjen e asistuar”
Bota

Francë/ Miratohet ligji për “vdekjen e asistuar”

27 Maj, 2025 10:07 pm
Pagoi 1400 Euro për vizë në ambasadën gjermane, çfarë ndodhi më pas
Aktualitet

Pagoi 1400 Euro për vizë në ambasadën gjermane, çfarë ndodhi më pas

27 Maj, 2025 9:37 pm
Ekspertët manipulojnë akt-ekspertimin e aksidentit rrugor, nxjerrin fajtor viktimën
Aktualitet

Ekspertët manipulojnë akt-ekspertimin e aksidentit rrugor, nxjerrin fajtor viktimën

27 Maj, 2025 9:20 pm
Hamami në Durrës rihapet për vizitorët
Aktualitet

Hamami në Durrës rihapet për vizitorët

27 Maj, 2025 8:50 pm
Ancelotti nis punën, publikon listën e Brazilit për dy sfidat e qershorit
Sport

Ancelotti nis punën, publikon listën e Brazilit për dy sfidat e qershorit

27 Maj, 2025 8:28 pm
Niset grupi i katërt i emigrantëve nga Italia drejt Gjadrit
Aktualitet

Niset grupi i katërt i emigrantëve nga Italia drejt Gjadrit

27 Maj, 2025 8:05 pm
SHBA pezullon intervistat për viza studentore
Bota

SHBA pezullon intervistat për viza studentore

27 Maj, 2025 7:45 pm
Para
Mbaruan ditët e ngrohta me diell, nga nesër ulen sërish temperaturat

Parashikimi i motit- Ulen temperaturat

Arrestohet një i dyshuar për sulmin kundër aktivistëve LGBT

Arrestohet një i dyshuar për sulmin kundër aktivistëve LGBT

Konsumi i çokollatës arriti rekord në Shqipëri; ja si renditemi në botë

Konsumi i çokollatës arriti rekord në Shqipëri; ja si renditemi në botë

TE FUNDIT

“Fati e desh të mos isha në varrim”, Fevziu: Ky emision i dedikohet Artan Lames!

“Fati e desh të mos isha në varrim”, Fevziu: Ky emision i dedikohet Artan Lames!
27 Maj, 2025

Emisioni “Opinion” i kësaj të marte i dedikohet Artan Lames, që fatkeqësisht ndërroi jetë më 23 maj të këtij viti,...

Lexo më shumë

Çifti Macron mbërrin i kapur dorë për dore në Indonezi

Çifti Macron mbërrin i kapur dorë për dore në Indonezi
27 Maj, 2025

Ndryshe nga videoja e një dite më parë, çifti Macron tregoi një pamje krejt tjetër sot në Indonezi. Emmanuel dhe Brigitte...

Lexo më shumë

SHBA ndalon rekomandimin e vaksinës anti-Covid për fëmijët dhe gratë shtatzëna

SHBA ndalon rekomandimin e vaksinës anti-Covid për fëmijët dhe gratë shtatzëna
27 Maj, 2025

Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk rekomandojnë më vaksinimin rutinë kundër Covid-19 për fëmijët e shëndetshëm dhe gratë shtatzëna. Lajmi...

Lexo më shumë

Francë/ Miratohet ligji për “vdekjen e asistuar”

Francë/ Miratohet ligji për “vdekjen e asistuar”
27 Maj, 2025

Asambleja Kombëtare Franceze ka votuar për t’u lejuar disa njerëzve në fazat e fundit të një sëmundjeje terminale të drejtën...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com