Një grua është gjetur në shtëpinë e saj e pajetë nga familjarët. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Vagalat në Memaliaj.
Gruaja e identifikuar si Antoneta Hoxha, 53 vjeç jetonte me bashkëshortin dhe fëmijët. Kanë qenë pikërisht ata që e kanë gjetur pa shenja jete dhe me dëmtime në kokë dhe në trup.
Policia ka nisur hetimet për ngjarjen ndërkohë që po merr në pyetje bashkëshortin e saj. Dyshimet paraprake lidhen me dhunën në familje./Opinion.al