Vazhdojnë të zbardhen të tjera detaje mbi ngjarjen e rëndë të ndodhur mesditën e sotme në aksin rrugor Gjirokastër-Kakavijë, po kanë filluar të publikohen edhe identitetet e viktimave të këtij aksidenti. Kështu pas viktimës së parë që është shtetasja Albana Hasani me detyrë oficere policie mësohet se ka humbur jetën edhe foshnja e saj 9 muajshme me inicialet D.D, të cilët udhëtonin në mjetin tip Furgon që dyshohet se është edhe shkaktari i aksidentit të sotëm. Po kështu në këtë aksident ka mbetur viktimë edhe një tjetër i mitur i moshës 1 vjec e 6 muajsh me inicialet L.L me shtetësi kosovare i cili udhëtonte me familjen e tij në automjetin tip Nissan me targa zvicerane, ku në gjendje të rëndë është edhe drejtuesi i automjetit (babai i foshnjës që ka humbur jetën) si edhe 7 pasagjerë që ndodheshin në furgon të cilët janë dërguar për trajtim të specializuar shëndetësor në Qendrën e Traumës në Tiranë.